Në Kurbin janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e degës së PD dhe strukturat drejuese.
Në garë ishin ish-kryetari i kësaj dege Altin Biba dhe Behar Haxhiu.
Behar Haxhiu, i cili ka mbajtur edhe postin e kryekomunarit të Milotit për një mandate, ka fituar ndjeshëm ndaj Altin Bibës.
Kreu i ri i degës së PD në Kurbin, Behar Haxhiu ka theksuar domosdoshmërinë e forcimit të strukturave me qëllim fitoren në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
I dërguar nga kryesia e PD, Jemin Gjana ka prezantuar dhe disa pika kryesore për fuqizimin e strukturave në Kurbin, i njohur si bastion e të djathtës.
Në 35 degët e vendit të Partisë Demokratike do të zhvillohen zgjedhjet e strukturave të këtyre degëve.
Vendimi është marrë në kryesinë e PD dhe jo vetëm për shtimin e të paktën 14 degëve te reja në PD, por edhe për zhvillimin e zgjedhjeve të strukturave të reja në degët ku janë shfaqur probleme gjatë procesit elektoral të zgjedhjeve lokale të 2015.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com