Report Tv ka zbardhur marrëveshjen për koalicionin Berisha-LSI. Sipas marrëveshjes, koalicionin në KQZ do e regjistrojë Endrit Braimllari i LSI, ndërsa palët theksojnë se “po bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim Shqipërisë”. Komisioni i Rithemelimit do të jetë drejtuese politike e koalicionit, ndërsa LSI do të jetë partia udhëheqëse.
Pjesë e koalicionit është bërë edhe Nard Ndoka me partinë e tij, për të plotësuar kushtin që duhet për të formuar koalicion, që kërkon 2 parti, pasi Sali Berisha dhe mbështetësit e tij nuk janë parti.
“Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë. Ne bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë. Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë, Shqipëria është e forte. Ka vetëm një njeri përgjegjës për deshtimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama. Ne po ndajmë të njëjtat vlera e parime në veprimtarine e përgjithshme politike, si edhe në vizionin për geverisjen e vendit. Dëshirojmë të koordinojme angazhimet dhe kontributin për fitoren e përbashket politike dhe prandaj vendosëm që: 1. Të formojmë një Koalicion të gjerë opozitar, dhe për të konkuruar së bashku në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në bashkitë Shkodër, Dibër, Durres, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë, të datës 06 Mars 2022. 2. Emri i koalicionit është “Shtëpia e Lirisë” 3. Shkronjat nistore te Koalicionit do të jenë: “SH-L“, thuhet mes të tjeraash në marrëveshje.
(Kliko këtu për të lexuar marrëveshjen e plotë)
Lajmi kryesor:
6 marsi, Report Tv zbardh marrëveshjen Berisha-Meta! Marrin 'copy-paste' emrin e logon e Berlusconit në Itali! Nard Ndoka 'i ligjëron' koalicionin! PD: Simbolizojnë korrupsionin
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën
27 Nëntor, 21:15
-
Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit
27 Nëntor, 21:11
-
Policia procedoi 17 deputetë për protestën, Korreshi: Lani sqetullat se na helmuat, e nuk hamë dot përshesh
27 Nëntor, 20:05
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Jakin Marena: Berisha ‘xhiroi bosh’ një vit, rikthim në pikën zero, pa kauza e alibi
27 Nëntor, 19:03
-
Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të
27 Nëntor, 18:33
-
Ylli Pata: Mitet që rrëzoi dhe precedenti që hapi lirimi i Sali Berishës
27 Nëntor, 18:18
-
I dhj….rë , por krenar!
27 Nëntor, 18:05
-
Berisha u lirua nga 'arresti shtëpiak', Haklaj për Report Tv: Bie alibia e tij se drejtësia është e kapur! Anëtarja e FRPD: Vendimi i vonuar, mosbindje civile deri në qeveri teknike
27 Nëntor, 18:01
-
Kreshnik Spahiu: Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Berisha?
27 Nëntor, 17:00