Ekskluzive/ I dënuar me burg dhe gjobë në Itali për armëmbajtje pa leje, Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimin për kandidatin e PD në Rrogozhinë!

TIRANË- Një ditë përpara se të niste zyrtarisht fushata elektorale, Report Tv mëson ekskluzivisht se Prokuroria e Përgjithshëm ka nisur verifikimin e thelluar për kandidatin e Partisë Demokratike për Rrogozhinën në garën e 6 marsit, Ferdinand Saraçi.

Verifikimi i tij erdhi pas kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pasi në formularin e dekriminalizimit Saraçi ka deklaruar dënimin me 4 muaj burg dhe 100 mijë lireta gjobë në Itali për armëmbajtje pa leje në banesë, teksa i është referuar nenit 110 të Kodit Penal dhe nenit 10 ligji 17/10/1994, numër 497 të ligjit italian, që flet për një dënim në bashkëpunim.  

Pritet që sektori i dekriminalizimit t’i dërgojë INTERPOL Romës letër-porosi për Saraçin për informacion të detajuara lidhur me gjurmët e gishtërinjve, gjeneralitetet, emrat e tjerë që mund të ketë përdorur në Itali, është arrestuar apo jo në kushtet e flagrancës, çfarë ka vendosur gjykata, është hetuar në gjendje të lirë apo masë sigurie. Kjo procedurë e verifikimit të dekriminalizimit zgjat nga 30-6 muaj, për shkak të këmbimit të letër-porosive me shtet e huaja, në rastin konkret Italinë.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Chieti të Italisë, në 18 janar të vitit 1999, ngjarje që ka detyruar Saraçin që të ndryshojë edhe emrin, sepse më herët ai njihej si Fredi Saraçi, por nuk dihet konkretisht se çfarë ka ndodhur. Kërkesa e KQZ-së është bërë në mesjavë, e ndërsa një ditë më parë njësia e dekriminalizimit ka marrë vendimit vendimi për t’i kërkuar Saraçit që të dorëzojë gjurmët e gishtërinjve, për të kuptuar nëse ka të dhëna që nuk i ka deklaruar.

Ky është kandidati i parë për zgjedhjet e 6 marsit që është në verifikim nga njësia e dekriminalizimit, ndërsa burimet thonë se KQZ ka ende të hapur kërkesën nga qytetarëve, subjekteve, nëse kanë dijeni për ngjarje të fshehura apo për krime penale nga kandidatët në garë, t’i depozitojnë dhe më pas t’i nënshtrohen një filtri. Në ligjin e dekriminalizmit, veprat që lidhen me armë, shpërdorim detyre, krime financiare, automatikisht i përjashtojnë nga e drejta për të qenë kandidatët për zgjedhje.

Me përfundimin e kësaj procedure dhe mbërritjes së dosjes nga INTERPOL Roma do të vendoset nëse Saraçi preket apo jo nga ligji dekriminalizimit, çka do t’i pengonte atij garën nëse procedura përfundon para 6 marsit. E në të kundërt nëse ai shpallet fitues me vota në zgjedhjet e pjesshme për një mandate 1 vjeçar, por rezulton se ka deklaruar të pavërteta për efekt të dekriminalizimit do të të rrezikonte mandatin e fituar.

(Kliko këtu për formularin e dekriminalizimit të Ferdinand Saraçit)

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 20/02/2022 07:32

    Ky i plotesoka te gjitha kushtet per te qene deputet ne albanistan. Te ndershmit e kane vendin ne burg ngaqe numerohen me pikatore ndersa te korruptuarit, kriminelet e kane vendin jashte burgut.

    Përgjigju
  • Fshati: 19/02/2022 16:13

    Pse edhe keta te PD-se keshtu qenkan ?

    Përgjigju
    • Turi: 20/02/2022 07:05

      @ Emigranti Per Lyl dylberin e ke fjalen? Per ate qe sla njeri pa i shqyer shalet Aureles e Lyli rri ne nje cep me gisht ne goje

    • Emigranti: 19/02/2022 18:03

      Me i mire nga te gjithe eshte Lyli!

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Reshje dëbore në Krujë, pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës

Reshje dëbore në Krujë, pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës