Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Celibashi merr vendimin: Votimi dhe numërimi elektronik do të aplikohet vetëm në Bashkinë e Vorës
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi
KQZ ka miratuar këtë pasdite projektvendimin për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit vetëm në Bashkinë Vorë.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, deklaroi se duke patur edhe dakordësinë e partive politike, votimi elektronik do të zbatohet vetëm në këtë bashki.
Një ditë më parë, Celibashi foli edhe në Report Tv, ku theksoi se votimi elektronik u zgjodh vetëm për Bashkinë Vorë për shkak të kohës në dispozicion sepse numri i qendrave të votimit në Vorë është më i vogël se numri i pajisjeve që kanë për votimin elektronik.
"Koha në dispozicion nuk na mundësonte të shtonim numrin e këtyre pajisjeve. Për më tepër nuk është proces i thjeshtë si teknikisht dhe financiarisht.”-tha Celibashi dje në Report Tv.
I pyetur se përse është për përjashtuar fjala ‘Partia Demokratike’ nga koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’, Celibashi deklaroi se PD është e regjistruar si subjekt zgjedhor dhe nuk rezulton që PD të ketë kërkuar për të qenë në koalicion me partitë e tjera.
“Kërkesa për koalicion e paraqitur nga LSI, ishte kërkesë që kishte legjitimitet për atë dhe Partinë Demokristiane. Natyrshëm në identifikimin e këtij koalicioni nuk mund të përdoret Partia Demokratike.”-tha Celibashi.
Kreu i KQZ, deklaroi se organizimi për zgjedhjet po shkon në përputhje të plotë me të gjitha parashikimet dhe programin që KQZ ka bërë.
Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale, datën 6 mars. Zgjedhjet e pjesshme do mbahen në Vorë, Durrës, Lushnjë, Rrogozhinë, Shkodër dhe Dibër.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.2%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 912
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-anëtarja që u largua nga PD demaskon Primaret: Ja pazaret e Nokës dhe Boçit! Banda e Çapjave në Elbasan po më kërcënon me urdhër të PD
13 Mars, 17:47
-
Përçarja e PD pas listave, Salianji ‘ngushëllon’ nga burgu demokratët që përzuri Berisha: Djersa juaj nuk shkon dëm! Padrejtësitë janë baza për ringritje
13 Mars, 17:26
-
Listat e PD/ Po primaret pse u bënë?! Berisha 'fshin' të preferuarit e anëtarësisë! Sula e Kadiu të parët por u lanë jashtë! Më të votuarit e Tiranës jo të sigurt (EMRAT)
13 Mars, 17:11
-
Balla ironizon PD në Kuvend: Opozita u shpartallua që ditën e parë pas listave, të njëjta me ato të 2013-ës! 1 milion shuplaka do merrni më 11 maj
13 Mars, 17:10
-
Listat/ Dyrnjaja: PD e di që s’fiton, vrap kush të futet në listë të sigurt! Primaret ishin intrigë e gjallë! 25 partitë e koalicionit nuk nxjerrin dot as 1 deputet bashkë
13 Mars, 15:52
-
Lista e kandidatëve/ Rama ironizon Berishën me tre bufa kënete dhe një fjalim ku i merret goja për aletatët e PD-së, që do i sjellin ‘qindra mijëra vota’ dhe fitore (VIDEO)
13 Mars, 14:30
-
Shtohen pakënaqësitë ndaj Berishës, kandidatja largohet nga lista e hapur në Korçë
13 Mars, 14:03
-
‘Pa iu tharë flokët viktimave të Gërdecit ata bën marrëveshjen’/ Sula në Kuvend: Rama-Berisha, tumori që mban peng Shqipërinë
13 Mars, 13:52
-
Berisha zhbën Primaret dhe e pranon: Futa në lista qëndrestarët! Dash Sula si ‘puthja e Judës’, zgjodhi të ishte patericë e Ramës (VIDEO)
13 Mars, 13:14
-
Flasin të ‘përjashtuarit’ e Berishës/ Tabaku: E meritoja një vend të sigurt, në PD asgjë s’mu fal! Sula: U shkel vota e primareve! Kryemadhi ‘dashuri’ politike: Do votoj Metën
13 Mars, 12:31
-
Xhaferraj ironizon Berishën: Koalicion me 3 burra shteti, Rama është tmerruar! Me Berishën, Jenisherin dhe Gjuzin do e bëjmë Shqipërinë madhështore!
13 Mars, 11:44
-
Berisha e la jashtë listës së mbyllur / Tabaku: Fitova primaret, por sot nis beteja për Tiranën në listë të hapur! Në PD asgjë nuk më është falur
13 Mars, 10:35