Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Brendshme për njohjen e dokumenteve të identifikimit të skaduara edhe tej datës 6 mars, për t'i dhënë mundësi atyre që të votojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore.
KQZ bën me dije se ata kanë marrë shqetësime nga disa subjekte zgjedhore se ka një numër relativisht jo të vogël të qytetarëve që i ka skaduar vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit.
KQZ argumenton se koha nga data e dekretimit për datën e zgjedhjeve deri zhvillimin e tyre, mund të mos ju ketë dhënë kohë qytetarëve të rinovojnë dokumente e sakduara të identifikimit.

Po ashtu KQZ përmend edhe faktin se disa bashki ku do të zhvillohen zgjedhjet përfshijnë zona të thella rurale dhe për pasojë sjellin një dekurajim të votuesve për të rinovuar dokumentet e identifikimit.
Zgjedhjet e pjesshme vendore do të zhvillohen në Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës. KQZ-ja ka njoftuar 654,538 shtetas shqiptarë kanë të drejtë të marrin pjesë në votimet e pjesshme të 6 marsit. Janë 10,134 zgjedhës qe votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. 941 është numri i qendrave të votimit.
Kërkesa e KQZ dërguar Ministrisë së Brendshme
Komente

