Zgjedhjet e pjesshme vendore, nënkryetarja e KQZ: Votimi dhe numërimi elektronik mund të aplikohet në Vorë! Dy sfidat me të cilat do përballet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

TIRANË- Vora pritet të jetë bashkia ku do të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik i zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit. Edhe përse nuk ka një vendim zyrtar, nënkryetarja e KQZ, Lealba Pelinku shpjegoi në Report Tv se partitë politike kanë shprehur vullnetin që projekti të zbatohet në Vorë. Sa i përket identifikimit elektronik do të zbatohet në të 6 bashkitë , ashtu si në zgjedhjet e 25 prillit.

“Lidhur me projektin pilot të votimit dhe numërimit elektronik, nuk ka një vendimmarrje zyrtar lidhur me bashkinë ku do zbatohet ky projekt. Palët janë pyetur dhe kanë shprehur vullnet për aplikimin në bashkinë e Vorës, por ende nuk ka vendim zyrtar. Bëhet fjalë për votimin dhe numërim elektronik, janë të lidhur teknikisht me njëri-tjetrin sepse pajisja që përdoret për votimin është e njëjta pajisje për të gjeneruar rezultatin e elektronik të zgjedhjeve. Identifikimi në të njëjtën parim apo linjë që u aplikua në zgjedhjet e 25 prillit, detyrimi ishte për zbatimin e kësaj teknologjie në të gjitha QV rrjedhimisht edhe në këto zgjedhje, në 6 bashki do të aplikohet identifikimi elektronik”, tha Pelinku në Report Tv.

Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Pelinku shpjegoi sfidat me të cilat do të përballet KQZ në këtë proces zgjedhor do të jetë dërgimi i materialeve zgjedhore në zona të thella rurale, si Shkodra, për shkak të kushteve atmosferike. Një sfidë tjetër sipas nënkryetares së KQZ do jetë edhe mbulimi i këtyre zonave pasi mund të përballen edhe me mungesën e vullnetit nga operatorët për të shërbyer në këtë Qendra Votimi.

“Kemi përvojën e zgjedhjeve të kaluara, ku çaluam, ca duhej bërë më mirë. Problematike që u hap dhe doli dy muajt e fundit, ishte përzgjedhja e operatorëve. Koha ishte e paktë në dispozicion si për rekrutimin edhe trajnimin. Vështirësitë që paraqisnin disa zona për tu mbuluar sepse kishte mungesë vullneti nga ana e aplikantëve për të ushtruar atë ditë shërbimi në ato QV. E parashikojmë këtë edhe për shkak të kohës. Zgjedhjet janë në mars, në Shkodër do paraqesin vështirësi për dërgimin e materialeve zgjedhore, për shkak të motit, jo më për operatorin”, tha nënkryetarja e KQZ.

KQZ njeh zyrtarisht PD-në e Lulzim Bashës, madje ky i fundi ka dërguar edhe vërtetimin e gjykatës se partinë e drejton ai, duke i shuar çdo shpresë Berishës së mund të kandidojë në zgjedhje nën logon e PD-së. Vëzhguesja zgjedhore, Gerta Meta shpjegoi në Report Tv se Berisha nuk futet dot në këto zgjedhje as me një logo të përafërt me atë të PD-së zyrtare, siç ai pretendon se e ka miratuar në Kuvendin Kombëtar. Sipas saj pritet që Berisha të krijojë koalicion, ose të futet në zgjedhje me kandidat të pavarur.

“PD ka bërë një betejë në emër të logos, por pranë KQZ është vetëm një. Logot nuk duhet të kenë as ngjashmëri dhe jo më të jenë të njëjta. Ajo që favorizoi zgjedhjet e 6 marsit, meqë KQZ e ka shpjeguar që do lejohen koalicionet parazgjedhore, do pranohet logjika që këto do jenë të njëjtin përdorim të Kodit Zgjedhor. Kjo është një gjë favorizuese, mund ta zgjidhin duke krijuar një koalicion parazgjedhor. Mund të përdorin kandidatët e pavarur. Por humbet logo kështu”, tha Meta.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'