Edhe në Bashkinë e Vlorës procesi i votimit u mbyll pa probleme. Në nisje të këtij procesi pati problematika të vogla pasi në disa QV komisionerët e PD shkuan me vonesë. 3 kandidatët: Brunilda Mersini (PS), Dionis Sota i pavarur, i mbështetur nga PD, Gjergji Nika i pavarur, pasi hodhën votën e tyre në kutitë e votimit, u bënë thirrje qytetarëve që të votojnë.

“Kam programin më të mirë, dhe jam një djalë që jam lindur e rritur në këtë lagje dhe jam një djalë jo vetëm që e dua me shpirt, por e kam marrë aromën e këtij qyteti qëkur kam lindur. Jam idealist i vërtetë dhe këtë e them me shpirt”, tha Sota.

“Është një ditë e shënuar jo vetëm për mua që kandidatoj si e para grua në siglën e PS, një grua që ndjek ritmin e qytetit që njeh njerëzit e qytetit dhe ka përkushtimin ndaj njerëzve.

Gjergji Nika denoncoi sipas tij patronazhistët që po detyrojnë punonjësit e administratës së Vlorës për të dalë dhe për të votuar.

“Kam informacionet e mija që patronazhistët pas orës 1 ore 2, që po patronazhojnë votën nëpërmjet punësimit, duan që t’i nxjerrin ata të administratës për të votuar me dhunë psikologjike. Unë kam hyrë për të fituar, pavarësisht presioneve politike. Presionet kanë ardhur nga të dyja palët”, tha Gjergji Nika.

Ishin 231 Qendra Votimi dhe 171.895 zgjedhës në qytetin e Vlorës. Vlora është bastion i majtë dhe në këtë bashki opozita nuk numëron asnjë fitore. Vlorë shkoi në zgjedhje pas dorëheqjes së Ermal Dredhës pas kritikave të Ramës.   

Historiku i zgjedhjeve në Vlorë
2003-2007          Shpëtim Gjika PS
2007-2011          Shpëtim Gjika PS
2011-2015          Shpëtim Gjika PS
2015-2019          Dritan Leli        PS
2019-2023          Dritan Leli        PS
2023                   Ermal Dredha PS


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në 5 bashki, shqiptarët braktisin procesin! Pjesëmarrja në minimumin historik, votuan 18.45% e zgjedhësve