Rama për zgjatjen e afateve të vettingut: Do pastrohet llumi në sistemin e drejtësisë! Në zgjedhjet e 6 marsit do kemi rezultat pozitiv

TIRANË - Pas seancës së Kuvendit, kryeministri Edi Rama mblodhi këtë mbrëmje kryesinë e Partisë Socialiste. Mbledhja në selinë rozë nisi që prej orës 20:00 ndërsa përfundoi pas rreth dy orësh. Mësohet se është diskutuar për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit dhe Këshillimin Kombëtar.

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat tha se padyshim që presin një rezultat pozitiv në zgjedhjet e pjesshme, ndërsa pas pyetjes së gazetarëve, theksoi se patronazhistët janë në terren.

“Kemi folur për pozicionin tonë. Patronazhistët janë në terren. Padyshim që do kemi një rezultat pozitiv.”-tha Rama.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë foli edhe për zgjatjen e afateve të vetingut, ndërsa u pyet nga gazetarët, se çfarë i ka dhënë Partisë Demokratike në këmbim të votave në Kuvend. Me ironi, kryeministri tha ‘arra me mjaltë’. Më tej, ai shtoi se janë janë dy PD, dhe nuk negociojnë me asnjërën.

“Ne kemi zgjatjen e mandatit për një proces të dhimbshëm, i vështirë, proces me pjesët e veta shumë pozitve dhe me elementë problematikë. Proces pastrimi të një llumi të madh në sistemin e drejtësisë, në një vend që s’ka pasur drejtësi kurrë si në vendet që i shikojmë me zili. Arra me mjaltë, janë dy PD, nuk negociojmë me asnjërën. Nuk pati negociata për të marrë vota për vettingun.”-tha Rama.

Sot gjatë seancës së Kuvendit pas disa diskutimeve është votuar shtyrja e afateve të vettingut. Me 118 vota pro Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese për të shtyrë deri më 31 dhjetor 2024 mandatin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (shkalla e parë e vettingut) dhe Komisionerit Publik. 118 votat janë arritur falë votave pro të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ndërkohë që LSI ka abstenuar ndërsa Berisha ndryshe nga ç'kishte premtuar nuk ka marrë fare pjesë në votim bashkë me grupin e tij.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:40
Çfarë i dhatë PD-së në këmbim të votave për vetingun? Rama batuta me gazetarët: Arra me mjaltë! Janë dy PD, nuk negociojmë me asnjërën

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes me kryesinë e Partisë Socialiste, në një deklaratë për mediat foli për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Kreu i qeverisë tha se padyshim që presin një rezultat pozitiv në këto zgjedhje.

“Kemi folur për pozicionin tonë. Patronazhistët janë në terren. Padyshim që do kemi një rezultat pozitiv.”-tha Rama.

Ndër të tjera kryeministri foli edhe për zgjatjen e afateve të vetingut ndërsa u pyet nga gazetarët se çfarë i ka dhënë PD-së në kërkim të votave. Me ironi, kreu i qeverisë i tha gazetarëve se ju ka dhënë arra me mjaltë, ndërsa shtoi se janë dy PD dhe nuk negociojnë me asnjërën.

“Ne kemi zgjatjen e mandatit për një proces të dhimbshëm, i vështirë, proces me pjesët e veta shumë pozitve dhe me elementë problematikë. Proces pastrimi të një llumi të madh në një vend që s’ka pasur drejtësi kurrë si në vendet që i shikojmë me zili. Arra me mjaltë, janë dy PD, nuk negociojmë me asnjërën. Nuk pati negociata për të marrë vota për vettingun.”-tha Rama.

 

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 11/02/2022 01:51

    A ka Klum më të madhë se ti o bq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë

Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë