Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjet e pjesshme vendore. Kryesocialisti Edi Rama i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri, drejtuesit politik dhe deputetët e qarqeve ku do të mbahen zgjedhjet. Takimi i parë u zgvillua në Fier, ku u diskutua mbi kandidaturat për bashkinë e Lushnjës, ku ëështë propozuar Eriselda Sefa, aktualisht kryetare e komanduar në këtë bashki.
Takimet do të vijojnë në çdo qark, ndërsa janë mësuar edhe emrat e disa prej kandidtavë të PS në qarqet e tjera ku do mbahen zgjedhjet. Në Dibër, ndonëse ende nuk ka një vendim zyrtar, mësohet se PS do të kandidojë kryetarin aktual të komanduar Shkëlqim Murrja.
Edhe në Durrës socialistët do të kandidojnë Emirjana Sako e cila kryen prej dy vitesh funksionin e kryetares, si e komanduar. Ndërkohë për Bashkinë e Shkodrës, socialistët do të futen në garë me kandidaten Majlinda Angoni, e cila prej dy vitesh mban detyrën e Prefektës.
Më Presidenti Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki, përkatësisht në Durrës, Shkodër, Rrogozhinë, Lushnje, Vorë dhe Dibër.