Në dy lande gjermane, në Berlin dhe në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore u zhvilluan sot zgjedhjet për parlamentet rajonale.
Sipas mediave të huaja, Exit Pollet e para pas votimit treguan se partia e Kancelarit Friedrich Merz ka pësuar humbje të mëdha në dy zgjedhjet shtetërore gjermane të dielën.
Bashkimi Kristian Demokratik i qendrës së djathtë i Merz parashikohet të bjerë në 5.5% në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, një shtet kryesisht rural në lindjen ish-komuniste të Gjermanisë. Ky do të ishte rezultati i saj më i keq atje që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në Berlin, CDU parashikohet të dalë e dyta me 20%, pas Partisë së Majtë me 24.5%, sipas sondazhit të daljes nga transmetuesi publik ARD.
Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD), sipas Exit Polleve shënoi fitore të thellë në të dyja shtetet ku u zhvilluan zgjedhjet sot. Votimi erdhi dy javë pasi AfD arriti shumë pranë shumicës në shtetin e vogël lindor të Saksonisë-Anhalt dhe ka shansin e saj më të mirë deri më tani për të formuar qeverinë e parë rajonale të ekstremit të djathtë në vend që nga Lufta e Dytë Botërore.
Merz, 70 vjeç, u bë udhëheqësi i Gjermanisë 16 muaj më parë me premtimet për të ndryshuar gjendjen e një ekonomie që mezi është rritur prej vitesh, por që nuk ka arritur të ndryshojë atmosferën e zymtë kombëtare dhe vetë është bërë shumë jopopullor.
Paraqitja e fortë e AfD-së në zgjedhjet e Saksonisë-Anhaltit e ka dobësuar më tej pozicionin e kancelarit edhe në nivel kombëtar, dhe në dy javët e fundit ka pasur thirrje edhe nga brenda partisë së tij për ta zëvendësuar atë si kancelar.
Me sa duket, duke parashikuar një periudhë të vështirë pas zgjedhjeve, Merz braktisi një udhëtim të planifikuar për në Nju Jork, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Duke folur pas sondazheve, Merz thotë se do të qëndrojë si udhëheqës i CDU-së dhe Kancelar deri në fund të mandatit të tij.








Komente
Komento