Zgjedhjet farsë në Gjirokastër, 'Luftëtari' kallëzon në Prokurori sekretarin e FSHF-së dhe kryetarin e shoqatës rajonale: Falsifikime me sisteme kompjuterike, dokumentash, e shpërdorim detyre

Zgjedhjet farsë në Gjirokastër, 'Luftëtari' kallëzon në Prokurori sekretarin e FSHF-së dhe kryetarin e shoqatës rajonale: Falsifikime me sisteme kompjuterike, dokumentash, e shpërdorim detyre

Ndërsa skandalet dhe manipulimet e zgjedhjeve në shoqatat rajonale të futbollit nuk ndalen nga FSHF, ashtu nuk ndalen edhe kallëzimet ndaj drejtuesve të Federatës për falsifikime dhe shpërdorim detyre. Akademia Luftëtari ka kallëzuar në Prokurori sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së Ilir Shulkun dhe kryetarin e Shoqatës Rajonale Sadik Sadikajn, duke iu bashkuar kallëzimit penal ndaj drejtuesve te FSHF nga shoqata e Futbollit Tiranë. 

Ilir Shulku dhe Sadik Sadikaj janë akuzuar nga Shoqatat e Futbollit Gjirokastër për “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shpërdorim detyre”, “Ndërhyrje në sisteme kompjuterike” dhe “Falsifikimi kompjuterik” parashikuar nga nenet 186, 248, 293-c, 186-a të Kodit Penal.

Kallëzimi mbështetet në veprimet e kundraligjshme të ndërmarra nga Ilir Shulku Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare te Futbollit, Sadik Sadikaj Kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër, në procedurën e zgjedhjes së delegatëve, në cilësinë e përfaqësuesve të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Gjirokastërs, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së. Edhe pse tetë klubet anëtare të Shoqatës Rajonale kishin firmosur një dokument ku e shpallnin të pavlefshëm votimin në Gjirokastër, FSHF-ja zhvilloi dje zgjedhje farse duke zgjedhur në mënyrë jo legjitime delegatët që do të kenë të drejt vote në Asamblenë e 2 Marsit.

Për të drejtuar manipulim në Gjirokastër, në krye te mbledhjes  së djeshme ishte anëtari i Komitetit Ekzekutiv Arben Dervishi dhe zv.presidenti i FSHF Edvin Libohova dhe kryetari i vetshpallur i shoqatës, të rrethuar nga shumë punonjës të FSHF dhe nga Altin Çomo që përfaqëson Luftëtarin e falimentuar prej 2 vitesh. Ky fakt është theksuar edhe në kallëzimin e klubit “Luftëtari” ku parashtrohen një sërë faktesh kundër FSHF-së dhe Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër për shkeljet ligjore të kryera në procesin e djeshëm, i cili përcaktoi Altin Çomon dhe Xhevit Kaçorrin si delegatë për Asamblenë e FSHF-së më 2 mars.  

Ish-kryetari i PD-së Gjirokastër dhe ish-kryebashkiaku i Libohovës do të përfaqësojë në Asamble Klubin e Futbollit Luftëtari, ndonëse ky klub është nën sekuestro me vendim gjykate për borxhet e pashlyera. E po kështu e paqartë se kush është në të vërtetë administratori i Luftëtarit, Vangjel Çavo i “arratisur” jashtë vendit, Enton Dervishi i përmendur në vendimin e gjykatës apo Altin Çomo i përzgjedhuri i Armando Dukës? Përfaqësuesit e 8 klubeve të Shoqatës Rajonale Gjirokastër bojkotuan zgjedhjet pasi kërkuan të ndalej procesi i manipulimit nga Federata Shqiptare e Futbollit për llogari të Armando Dukës. Mbetet për t’u parë këtej e tutje se si do të vendosë drejtësia.

Brenda datës 10 shkurt anëtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit duhet të bëjnë me dije emrin e delegatit me të drejte vote që do i përfaqësojë në Asamble. Po brenda kësaj date nga anëtarët e FSHF pra nga vete klubet apo Shoqatat duhet te paraqiten edhe kandidaturat për President dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv. Për të qenë zyrtarisht kandidat për president të FSHF duhet që të të propozojnë 5 klube ose 5 anëtarë të FSHF. Dhe për të qenë kandidat për Komitetin Ekzekutiv  duhet të të propozojnë minimalisht 2 anëtarë të FSHF. Mandatet si presidenti ashtu edhe Komiteti Ekzekutiv janë 4-vjeçare.

Anëtarët e FSHF që dërgojnë përfaqësues për të votuar në Asamble janë 26 klube futbolli  (10 skuadrat e Superligës dhe 16 të kategorisë së parë), 11 shoqatat, 8 prej të cilave shoqata Rajonale.  Delegate me të drejte vote janë 55 , 26 delegatë të 26 klubeve të futbollit ndërsa 26 janë nga 8 shoqatat rajonale dhe nga një delegate kanë shoqata e trajnerëve, arbitrave dhe mjekësisë sportive.

Për tu zgjedhur President i FSHF-së në raundin e parë duhen 2/3 e votave, pra 37 vota të delegateve dhe në raundin e dytë mjafton 50% plus 1, ose 28 vota. Kandidatet zyrtare mund të quhen vetëm kur të propozohen sipas rregullave. Armand Duka dhe Dritan Shakohoxha janë shprehur se do të kandidojnë. Duka kërkon mandatin e 6-të pasi ka në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit që prej vitit 2002.

(Kliko këtu për të lexuar Kallzim Penal Shoqata Rajonale Gjirokaster)

I.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari