Zgjedhjet, Fino-Ruçit:Na informoni
lidhur me rezultatet e sondazheve

Zgjedhjet, Fino-Ruçit:Na informoni<br />lidhur me rezultatet e sondazheve
TIRANE- Deputeti Bashkim Fino ka replikuar dje në mbledhjen e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste me kreun e grupit, Gramoz Ruçi, lidhur me sondazhet e zhvilluara deri më tani për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Deputeti i zgjedhur në qarkun e Korçës, kërkoi nga kreu i grupit Ruçi që socialistët të informohen lidhur me rezultatet e sondazheve të deritanishme që PS po bën për kandidatët që do të shpallë në bashkëpunim me aleatët e LSI-së në zgjedhjet vendore.

Kreu i grupit Gramoz Ruçi, i cili drejtonte mbledhjen e djeshme në mungesë të kryeministrit Rama, i cili ndodhej në tryezën e dialogut të nivelit të lartë me BE, sqaroi se rezultatet secili nga deputetët do t’i mësojë kur të njihet me emrat e kandiatëve. “Duhet që të gjithë të angazhohemi në qarqet në të cilat jemi zgjedhur dhe në bazë të emrave të propozuara nga strukturat të punojmë për përzgjedhjen e emrave të denjë, të cilët do të na japin fitoren në zgjedhje”, mësohet të ketë thënë Ruçi.

Por ka qenë sërish, deputeti Bashkim Fino i cili ka ngritur shqetësimin e tij lidhur me mënyrën se si kryeministri Rama po bën përzgjedhjen e kandidaturave në bashkëpunim me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Fino ka ngritur pretendime lidhur me qytetet të cilat kryeministri Rama i ka lënë kreut të LSI-së Ilir Meta. Burime nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, bëjnë me dije se pretendimet e Finos lidheshin me bashkitë e Gjirokastrës dhe Pogradecit.

Ka qenë sërish kreu i grupit Ruçi, ai që ka sqaruar situatën duke qartësuar se fakti që PS është në koalicion me LSI-në, bën që veç përfitimeve të ketë edhe detyrime ndaj saj. Ruçi ka kërkuar që për marrëveshjen e arritur mes Ramës dhe Metës për ndarjen e bashkive, duhet të ketë mirëkuptim nga deputetët dhe strukturat në rrethe.

PS është në fazë sondazhesh për propozimet që strukturat kanë dhënë për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 21 qershorit. Ndërkohë që LSI, është duke prezantuar kandidatët dhe propozimet e strukturave në rrethe për 15 njësitë administrative në të cilat do të garojnë me kandidatët e tyre.


Dade, Replika me drejtoreshën: Kam kërkuar takim me ministrin
Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade ka replikuar dje me një nga drejtoreshat e Ministrisë së Energjitikës, gjatë ratifikimit të një marrëveshjeje për HEC-et, të financuar nga BERZH. Dade ka replikuar me drejtoreshën e ministrisë së Energjitikës për shkak se ajo nuk është paraqitur në kohë.

Pavarësisht arsyetimit të drejtoreshës se më parë ka qenë në komisionin e Ekonomisë, Dade e ka informuar se për këtë çështje ka folur me ministrin Gjiknuri. “Zonjë kush jeni ju që vini me vonesë. Pse nuk lajmëron? Kush je ti që përcakton rëndësinë e Komisioneve?

Sapo fola me ministrin dhe pasdite do të kem një takim për këtë çështje, se shpesh po e bëni këtë praktikë”, deklaroi Dade. Ndërkohë që në ndërhyrjen e tij, deputeti Namik Dokle deklaroi se fajin për vonesat në komisione e ka Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, pasi ajo është përzgjegjëse për koordinimin e anëtarëve në komisione.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS