Zgjedhjet, firmoset bashkëpunimi 
me KQZ, Tahiri: Listat më 11 maj

Zgjedhjet, firmoset bashkëpunimi <br />me KQZ, Tahiri: Listat më 11 maj
Teksa zgjedhjet lokale të 21 qershorit po afrojmë, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka firmosur memorandumin e bashkëpunimit me Komisionin Qëndrorë Zgjedhorë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhorë të 21 qershorit.

Gjatë fjalë së tij, Ministri Tahiri duke u ndalur në përgjegjësitë e shumta që ka Ministria e Punëve të Brendshme në zgjedhjet e 21 qershorit, theksoi se momentalisht po punohet me hartimin e listave dhe se listat përfundimtare do të afishohen më datë 11 maj. Më tej, Tahiri theksoi se të gjitha strukturat shtetërore janë të angazhuara maksimalisht për sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në përmbushje të plotë me standardet më të larta demokratike.“Sëbashku me KQZ dhe me OSBE ka filluar procesi intensiv i trajnimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, për të garantuar një proces të rregullt, demokratik, në përmbushje të standardeve më të larta ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme” u shpreh Ministri Tahiri. 
Gjithashtu, Tahiri theksoi se janë bërë dhe po bëhen bisedime intensive me kryetarin e KQZ-së për gjetjen e metodave më të mira dhe implementimin sa më të plotë të tyre.
saimir tahiri

Ndërsa Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi në fjalën e saj është shprehur se edhe pse të gjithë e dinë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organi më i lartë shtetëror që organizon dhe menaxhon zgjedhjet, ai nuk e bën atë i vetëm, por të gjitha strukturat shtetërore po punojnë për të përmbushur këtë detyrë kaq të rëndësishme. “ Nënshkrimi i kësaj marrëveshjen Bashkëpunimit me Këshillin e Ministrave nuk do të thotë që ne nuk kemi bashkëpunuar deri më sot” është shprehur kryetarja e KQZ-së.  


Duke folur për KZAZ-të e ngritura deri tani dhe bashkëpunimet me instancat e tjera, Lleshi ka thënë se ngritja dhe konstituimi i KZAZ-ve, fakti i menaxhimit të situatës parazgjedhore deri më tani është bërë ngushtë edhe me bashkëpunimin e Këshillit të Ministrave

“Nënshkrimi i marrëveshjes na e çon në një standard më të lartë këtë bashkëpunim dhe sigurisht, mendojmë dhe shpresojmë se do të rrisë cilësinë dhe standardin e zgjedhjeve në të ardhmen. Duke ju uruar të gjithëve suksese, Ministrisë dhe të gjithë aktorëve dhe faktorëve që kanë lidhje me procesin zgjedhor, do t’ju uroja edhe punë të mbarë në lidhje me këtë marrëveshje” ka theksuar ndër të tjera defteri Lleshi.


 
Më poshtë fjala e plotë e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri

Sot nënshkruam një marrëveshje me KQZ, në bazë të së cilës garantojmë bashkëpunimin tonë të plotë për t’i dhënë qytetarëve shqiptarë zgjedhje të lira dhe të ndershme, në përmbushje të plotë të standardeve më të larta demokratike dhe ndërkombëtare për zgjedhjet e ardhshme.
Siç e dini Ministria e Punëve të Brendshme ushtron përgjegjësi të caktuara lidhur me administrimin e procesit zgjedhor, përgjegjësi që kryesisht kanë të bëjnë me procesin e hartimit dhe konsolidimit të listave zgjedhore.
Jemi në fazën e përpunimit paraprak, atë që quhet “Listat paraprake”, të cilat janë afishuar në ndërkohë dhe do ta shfrytëzoja këtë rast, për t’u bërë thirrje qytetarëve që të jenë aktivë duke treguar gatishmërinë për të ndihmuar me kontrollin e tyre, në mënyrë që të bëhet e mundur që listat të reflektojnë saktësi maksimale. Ky proces mbyllet në datën 11 maj me afishimin e listave përfundimtare të zgjedhësve. Por ecuria e deritanishme e procesit lë protësisht vend për të besuar që jemi në rrugën e duhur. Dhe gjithashtu sëbashku me KQZ dhe me OSBE ka filluar procesi intensiv i trajnimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, për të vazhduar dhe konsoliduar, praktikën pozitive të deritanishme të raportit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe domosdoshmërisë për të garantuar një proces të rregullt, demokratik, në përmbushje të standardeve më të larta ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. 
Qeveria është e angazhuar maksimalisht për të bërë ç‘është e mundur që dita e zgjedhjeve të jetë dita e celebrimit të demokracisë dhe e të drejtës së qytetarëve për të vendosur fatin e tyre me votë. Ashtu siç jemi plotësisht të angazhuar, dhe e kemi bërë të qartë më shumë se njëherë se për ne ka rëndësi maksimale standardet e zgjedhjeve, më shumë sesa rezsultati vetë.
Ndaj jemi plotësisht të gatshëm të bëjmë ç‘është e mundur, në bashkëpunim sigurisht me KQZ, në bashkëpunim me opozitën, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme, të jenë shembulli i zhvillimit të konsoliduar demokratik të vendit, të shoqërisë, të partive politike sigurisht, por dhe të institucioneve në administrimin e vullnetit të lirë të qytetarëve shqiptarë.
Eshtë për t’u përshëndetur angazhimi që ka pasur Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet në tërësi në bashkëpunim me KQZ, në auditimin paraprak të procesit të hartimit të listave zgjedhore, ku opozita ka rolin kryesor. Ashtu siç jemi plotësisht të gatshëm të ndërtojmë mekanizma, të konsoliduar, të atillë që bëjnë të mundur monitorimin e procesit në vazhdimësi, përfshirë këtu dhe angazhimin e institucioneve dhe policisë në veçanti.
Kështu që kemi biseduar paraprakisht me kryetaren e KQZ për gjetjen e këtyre mekanizmave dhe besoj që do konkludojmë shumë shpejt.
Ne jemi plotësisht të gatshëm që të garantojmë standarde maksimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse këto kanë më shumë rëndësi për qytetarët, kanë më shumë rëndësi për shoqërinë, kanë më shumë rëndësi për institucionet dhe shtetin në tërësi, ashtu siç besoj unë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme kanë më shumë vlerë dhe rëndësi për vetë konkurrentët në garë.
Unë do të doja të falënderoja kryetaren e KQZ për angazhimin dhe bashkëpunimin, duke e garantuar që në të tillë rrugë do të ecim në vijim me vullnetin tonë maksimal për zgjedhje të lira dhe të ndershme.



Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut

Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut