Kreu i grupit parlamentar të PD-së, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i qarkut të Fierit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, denoncoi sot (5 prill) zv/kryeministren Belinda Balluku, e cila është drejtuese politike e PS në këtë qark, për një ngjarje të pazakontë.

Fikjen e driotave gjatë një takimi elektoral që po mbahej nga Bardhi dhe strukturat e PD-së në Divjakë.

Ai thekson se ‘gjatë takimit të drejtuesit politik të PD në qarkun Fier, është urdhëruar ndërprerja e energjisë elektrike në zonë’.

Me anë të një videomesazhi, Bardhi shprehet se:

“Edi Rama dhe Belinda Balluku mund të fikin dritat dhe të bëjnë ç’të duan, sepse rinia e Divjakës dhe gjithë Shqipërisë e ka marrë vendimin për të votuar numrin një”.

Në fund ai jep edhe një mesazh politik.

“Pa drita, por me super energji në Divjake! Të rinjtë e kanë vendosur: Janë njisha!”, shprehet deputeti demokrat mes të tjerash, teksa edhe pozon me të pranishmit.