Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur sot në një takim drejtuesen e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR në Tiranë Audry Glover.
Mësohet se takimi ka zgjatur rreth 60 minuta dhe në fokus ka qenë situata politike dhe 30 Qershori.
Dy ditë më parë Glover u takua me kreun e qeverisë Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar të PS Tualant Balla në selinë rozë dhe pak ditë më parë dhe me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi. Po kështu shefja e misionit të OSBE/ODIHR pati një takim edhe me kreun e KQZ Klement Zguri. Glover, tha se misioni i OSBE-ODHIR do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, një vëzhgim teknik të procesit, ndërsa theksoi se nuk i ka ndodhur asnjëherë të vëzhgojë zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë.
Ndërsa ditën e djeshme ajo vijoi takimet me kandidatët për kryetarë bashkie, duke u takuar fillimisht me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Kam besim te plote ne profesionalizmin e shefes se misionit te ODHR ,zonja Odrey Glover.
Përgjigju