Zgjedhjet, incidentet në Mitrovicë
Serbia identifikon autorët

MITROVICE- Autoritetet e Serbisë thanë se kanë identifikuar rreth 20 persona të cilët ndërhyrë me dhunë në disa qendra votimi në veriun e Mitrovicës në zgjedhjet komunale të 3 nëntorit.

Sipas tyre, ata janë pjestarë të organizatave djathtiste nga Serbia të cilët kishin hyrë në Kosovë për të ndihmuar grupet politike që kundërshtojnë përfshirjen e serbëve në Zgjedhjet e Kosovës.

Persona të maskuar ndërhynë dhe shkatërruar kutitë e votimit duke detyruar kështu largimin e Komisionit të Zgjedhjeve, vëshguesve dhe personelit të misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). Dhuna e pranishme në zgjedhjet e 3 Nëntorit, bëri që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë të anulojë zgjedhjet në veriun e Mitrovicës, dhe të përcaktojë 17 nëntorin si ditë për rivotimin e 23 mijë votuesve të regjistruar në zonë.

Ministri i jashtëm serb Aleksandër Vulin gjatë një vizite në veri tha se autoritet serbe do të veprojnë kundër të gjithë personave të përfshirë në veprimet e dhunshme.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet të njohë njerëzit që nxisin trazira, kush janë ata njerëz që sillen në mënyrë të paqytetëruar dhe rrezikojnë të drejtën e të tjerëve”, tha Vulin.

Zgjedhjet në veri ishin në qendër të bisedimeve të takimit të radhës në Bruksel mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, të cilët ranë dakord që të respektohen vendimet e KQZ-së për zgjidhjen e situatës në veri pas dështimit në 3 qendra votimi.
 
Përfshirja e komunave veriore me shumicë serbe në zgjedhjet komunale të Kosoves ishte pjesë e marrëveshjes së arrtir në prill për normalizimin e dy vendeve që asipirojnë integrimin.

Redaksia Online
(g.m/e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Historia e nënë e bijë që u kthyen pas 20 vitesh nga Kanadaja! Rama në ‘Podcast’: E dashuroj paqen, por nuk e gjej

Historia e nënë e bijë që u kthyen pas 20 vitesh nga Kanadaja! Rama në ‘Podcast’: E dashuroj paqen, por nuk e gjej