“Është shumë herët të flasim për rezultate konkrete, por fryma e fitores e VV duket se është rritur. Po presim rezultate shumë më të mira se në zgjedhjet e kaluara. Duket se do kemi një sukses, krahasuar me zgjedhjet e kaluara”, tha Selimi.
Më tej, ish-deputeti i VV foli dhe për qëndrimin e faktorit ndërkombëtar gjatë procesit zgjedhor, duke thënë se ishte adekuat dhe se ata mbajnë një qëndrim vëzhgues.
Të shtëna me armë?
Nuk mund ta verifikojmë këtë dhe për çfarë motivesh. Në Prizren ka shkuar mirë procesi zgjedhor në përgjithësi. Ndoshta ka pas probleme, por unë nuk mund ta konfirmoj.
Procesi mirë?
Në përgjithësi po, qytetarët kanë votuar, dukej një frymë pozitive, edhe dita ka qenë e mirë me diell. Janë regjistruar disa parregullsi.
Ku do fitoni, në cilat komuna?
Është shumë herët të flasim për rezultate konkrete, por fryma e fitores e VV duket se është rritur. Po presim rezultate shumë më të mira se në zgjedhjet e kaluara. Duket se do kemi një sukses, krahasuar me zgjedhjet e kaluara.
Si është zhvilluar procesi i votimit?
Ne kemi shkuar duke u rritur, madje kemi pasur dhe dyfishim të votës. Po ashtu në 2014 kemi arritur dyfishim të votës. Ne sot presim që rritja e VV tregon një konsolidim të fitores në Prishtinë, por do presim rezultatet.
Prezenca e faktorit ndërkombëtar, si ka qenë puna?
Zakonisht gjatë procesit zgjedhor ndërkombëtarët mbajnë qëndrim vëzhgues. Kësaj here duket se edhe faktori ndërkombëtar është i përgatitur që të urojë partnerët, pasi do ndërrojë qeverisja. Ka mbajtur pozicione adekuat.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO







