Zgjedhjet / Kandidatët e PD dhe 'Foltores' me ‘njollë’, Ferdinand Saraçi i dënuar në Itali, Bardh Spahia i proceduar për zjarrvënie, Ymer Markut i kaluan 130 mijë USD në llogari

Jo të gjithë kandidatët në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022, për drejtimin e gjashtë bashkive, kanë të shkuar të pastër. Kandidati i Partisë Demokratike për drejtimin e Bashkisë së Rrogozhinës, Ferdinand Saraçi, është dënuar në Itali në 18 janar të vitit 1999, me 4 muaj burg dhe 100 mijë lireta gjobë, për veprën penale të mbajtjes së armës pa leje në banesë. Referuar formularit të dekriminalizimit, kandidati i PD-së ka ndryshuar edhe emrin nga Fredi në Ferdinand. Ai thotë se ka qëndruar Itali për biznes dhe punë gjatë periudhës 1996-2001.

Bardh Spahia, kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për Bashkinë e Shkodrës, deklaron se është proceduar në korrik të vitit 2020 nga Prokuroria e Shkodrës, për veprën penale të mosbindjes ndaj urdhrit të policisë në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike si dhe për shkatërrim prone me zjarr. Kandidati i koalicionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës thotë se ndaj tij janë marrë masat ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’, masa të cilat janë revokuar më pas.

Kandidati i aleancës Berisha-Meta për Lushnjen, Elton Bano, një herë deklaron se ka lindur në Lushnje, më pas se ka lindur në Prishtinë. Ndryshimi i vendlindjes është një rast i fort i rrallë. Kandidati i Partisë Demokratike për Vorën, Ymer Marku, ka firmosur një formular të pastër për figurën, por në fakt Marku është marrë i pandehur në vitin 2010 për veprën penale të deklarimit të rremë të pasurisë, por që është shpallur i pafajshëm nga gjykata. Ymer Marku, i cili rezulton edhe me emrin Imer, përpos të tjerave, akuzohej nga prokuroria edhe për derdhjen e dy shumave të 71 mijë eurove dhe rreth 45 mijë USD në një llogari që kishte hapur në një bankë të nivelit të dytë.

Sipas dosjes, Marku nuk i justifikonte këto para dhe as nuk i kishte deklaruar në ILDKP. Marku ka qenë kryetar i Komunës Berxullë për periudhën 2003-2015, dhe më pas nënkryetar i Bashkisë Vorë. Ndërkaq, kandidati i Lëvizjes së Re për Bashkinë e Durrësit, Jonid Nano, rezulton më parë me emrat Jani dhe Janiol. Kandidatët e tjerë nuk kanë bërë asnjë shënim të dyshimtë për të shkuarën e tyre.

 

 

 

(Formulari i dekriminalizimit të Bardh Spahisë)

 

 

(Formulari i dekriminalizimit të Ferdinand Saraçit)

 

 Dosja për pasurinë e Ymer Markut 

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agimi: 10/02/2022 18:50

    vetem Salushi e Kristaqi i Ramushit nuk jan komunista e din mir servilat kot nuk u thon Baballar

    Përgjigju
  • Agim: 10/02/2022 18:45

    sala e kristaqi i Rames nuk kan qen komunista keshtu thon servilat

    Përgjigju
  • martin: 10/02/2022 18:13

    asnje nga keta nuk ka bere gje ne krahasim me plehrat e rilindjes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë