Zgjedhjet/ KQZ kthen mbrapsht ankimimet e Bindjes Demokratike! Konfirmohen Suli dhe Filo

Me katër vota pro dhe një kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të kthejë mbrapsht 41 kërkesat e paraqitura nga Bindja Demokratike, për ankimimin e rezultatit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

KQZ ka bërë kërkesë që kjo forcë politike të sjellë materialet e nevojshme për të analizuar ankimimet e saj.

Nënkryetari Denar Biba deklaroi se Bindja Demokratike duhet të paraqesë prova për të bazuar ankimimin e saj, për t'i hapur kështu rrugë edhe një hetimi për manipulim të rezultatit.

“Të gjitha këto ankime që më kanë rënë mua për shqyrtim kanë absolutisht të njëjtin tekst është copy-paste në të gjitha ankimet. Nuk më duket korrekto kjo sepse është objektivivisht e pamundur që në çdo ZAZ të ketë ndodhur ekzaktësisht e njëjta gjë. Por vërej se për bindjen e pretenduar nga Bindja Demokratike dhe indiciet e forta as bindja nuk mbështetet me ndonjë provë apo indicie nuk ndahen me KQZ. Thuhet që ka indicie të forta, por nuk listohen se kush janë këto indicie”, tha Denar Biba.

Në mbledhjen e sotme u certifikua edhe rezultati i zgjedhjeve të 30 qershorit për bashkitë Kamëz dhe Korçë duke konfirmuar zyrtarisht në detyrë kryebashkiakët e rinj, Rakip Suli dhe Sotiraq Filo, dhe listat e këshilltarëve bashkiakë për këto dy bashki.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 06/07/2019 13:18

    Tjetri...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja