Zgjedhjet, KQZ mblidhet për
fondet për partitë politike

TIRANE- Katër anëtarët e mbetur të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve do të mblidhen sot në mesditë për të vendosur mbi ndarjen e fondeve të miratuara më parë për partitë politike ,që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit.
 
Sipas njoftimit zyrtar, KQZ do të mblidhet në orën 12.00 për të vendosur mbi përcaktimin e sasisë së fondit publik që do t’u shpërndahen si paradhënie partive të regjistruara si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013 .
 
Më 15 maj KQZ miraroi fondin në total për partitë. Ndërkohë që zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 123 milionë lekë ose 1.2 milionë dollarë. Për partitë do të ndahen 20 milionë lekë.
 
Po sot, KQZ do të miratojë edhe numrin e vëzhguesve të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës