Zgjedhjet/ KQZ merr në shqyrtim 38 kërkesa për ankimim të Bindjes Demokratike

Zgjedhjet/ KQZ merr në shqyrtim 38 kërkesa për ankimim të Bindjes Demokratike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së martës, ka shqyrtuar 38 kërkesa ankimore të Bindjes Demokratike për kryetar bashkie dhe këshilla bashkiakë. KQZ i ka bërë thirrje këtij subjekti që të paraqesë më shumë prova dhe element për ankesat e bëra, pasi ankimimi është i njëjtë për të gjitha kërkesat dhe KQZ do të shqyrtojë në një seancë tjetër ankimimet duke përdorur librat e protokollove të KZAZ-ve dhe procesverbalet e nxjerra prej tyre. Ky propozim ka marrë të 5 votat e anëtarëve të KQZ-së.

Në mbledhjen e sotme nuk kanë qenë përfaqësues të BD. pasi më herët duhet të bëhej kërkesa për pjesmarrje në mbledhje. KQZ ka hedhur poshtë kërkesën e kandidatit për bashkinë e Kurbinit Edmond Piroli për mungesë ligjimiteti dhe ka pranuar për të rishqyrtuar kërkesën e Eduart Ndocaj për pavlefshmërinë e rezultateve në qarkun e Lezhës.

“Për shqyrtimin e kërkesave ankimore nr.17 deri tek kerkesa ankimore nr.57 përveç kërkesave nr.33 dhe nr.38  të depozituar nga subjekti Bindja Demokratike“.

KQZ vendosi kalimin për shyqrtim të kërkesave ankimore; nr. 17, nr.18, nr.19, nr.20, nr.21, nr.22, nr.23, nr.24, nr.25, nr.26, nr.27, nr.28, nr.29, nr.30, nr.31, nr.32, nr.34, nr.35, nr.36, nr.37, nr.38, nr.39, nr.40, nr.41, nr.42, nr.43, nr.44, nr.46, nr.47, nr.48, nr.49, nr.50, nr.51, nr.52, nr.53, nr.54, nr.55, nr.56, nr.57, të depozituar nga subjekti Binda Demokratike.

Për kërkesën ankimore nr. 45, KQZ vendosi mospranimin për shqyrtim

Gjithashtu, KQZ shqyrtoi:

1. Kërkesa ankimore nr.16 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia “Bindja Demokratike”. KQZ vendosi pushimin e shqyrtimit.

2. Hedhja e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.58, depozituar nga subjekti partia ‘Kombetare Konservatore Albania”. KQZ pas hedhjes së shortit dhe relatimit të kërkesës, vendosi kalimin për shqyrtim.

3. Hedhja e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.59, depozituar nga subjekti partia ‘Aleanca Demokratike e Shqipërisë”. KQZ pas hedhjes së shortit dhe relatimit të kërkesës, vendosi kalimin për shqyrtim", njoton KQZ.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë