Zgjedhjet, KQZ miraton edhe
45 përkthyes nga OSBE dhe NDI
KQZ miraton edhe 33 përkthyes nga organizata OSBE-ODHIR, pjesë e ekipit të vëzhguesve të zgjedhjeve të 23 qershorit në Shqipëri, si dhe 10 vëzhgues afatgjatë dhe 2 përkthyes të NDI - Zyrës së Institutit Amerikan.
TIRANË -
KQZ miraton edhe 33 përkthyes nga organizata OSBE-ODHIR, pjesë e ekipit të vëzhguesve të zgjedhjeve të 23 qershorit në Shqipëri, si dhe 10 vëzhgues afatgjatë dhe 2 përkthyes të NDI - Zyrës së Institutit Amerikan, sipas kërkesave të këtyre institucioneve përkatëse.
OSBE-ODHIRKomisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi miratimin e 33 përkthyesve shtesë të OSBE-ODHIR. KQZ ka miratuar më parë 42 vëzhgues afatgjatë të këtij institucioni. Në një moment të parë këto institucione nuk i paraqitën këta 33 përkthyes në kërkesë. Në një moment të dytë i kërkuan t’i akreditojnë.
NDIKQZ ka miratuar edhe kërkesën e NDI - Zyra e Institutit Amerikan për të sjellë 10 vëzhgues afatgjatë dhe 2 përkthyes për vëzhgimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit në Shqipëri. Në KQZ u cilësua se NDI ka punuar që nga viti 1991 me monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri. 10 vëzhgues afatggjatë dhe 2 përkthyes për vëzhgimin e procesit zgjedhor.
KQZ, DEBATE PËR ZHVENDOSJEN E KZAZ-VEGjatë mbledhjes së sotshme, KQZ diskutoi dhe miratoi zhvendosje të KZAZ-ve në disa raste, si për shembull nga një zonë zgjedhore në Durrës në Krujë për shkak të shtimit të zonave zgjedhore; nga 66 në zgjedhjet e kaluara në 89 në këto zgjedhje. Apo që mund të vendosen edhe në ndërtesa, objekte private. Por përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Genc Gjonçaj i mëshoi idesë se “kjo nuk mbështetet në ligj, “nuk duhet të shkojnë në zona ku ka pasur konflikte”, dhe se “ne nuk duam, që votat të numërohen fshatrave apo komunave”.
Njazi Kosovrasti, përfaqësuesi ligjor i PD-së u shpreh se “shteti është në këmbë, ne nuk ndajmë Shqipërinë, se kjo zonë është bastion i kësaj apo asaj partie, rrregullat janë njësoj kudo dhe me shtimin e zonave të reja nuk ka mundësi, që të mblidhen në të njëjta zona, do ketë vende të reja”.
Anëtarja e KQZ, Vera Shtjefni argumentoi se “ligji na jep të drejtën që të përzgjedhim propozimet e sjella nga prefektët”. Sipas saj, njësitë administrative mund të jenë bashki apo komuna dhe pretendimi sipas të cilit vend-numërimi i votave s’mund të vendoset në komunë është i paligjshëm”.
Gjonçaj shtoi se “prefekti ka detyrimin ligjor të sjellë listën e gjithë objekteve. Dhe kësisoj KQZ të mund të orientohet, që të gjykojë mbi bazën e të gjithë listës së objekteve që ka qarku”. Kosovrasti shpjegoi se "nuk ka rëndësi në ambienti është publik apo privat, pasinë ligj përcaktohetse duhet të jetë objektivisht i përodrshëm, e kur nuk ka mundësi objektive për përdorimin e ndërtesës, qytetarët nuk mund të marrin rrugët, të kalojnë lumin, se ku është shkolla apo çerdhja, edhe kur është pa kushte apo larg".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8123
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Buxheti 2025/ KQZ kërkoi 137 mln lekë për investime, qeveria i dha 1.5 mln! Celibashi: Ende s'ka dakordësi as për votimin elektronik në Tiranë
15 Nëntor, 14:54
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Celibashi takim me Hasanin dhe Hoxhën: Koordinim i angazhimeve për realizimin e votës së diasporës
12 Nëntor, 21:34
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor, 18:19
-
Qeveria shton fondin për KQZ, 20 milionë lekë për përgatitjen për zgjedhjet 2025
6 Nëntor, 18:38
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
KQZ jep udhëzime për votën e emigrantëve: Mos fusni asnjë dokument në zarf veç fletës së votimit! S'duhet të ketë asnjë shënim mbi zarf
4 Nëntor, 14:50
-
Zgjedhjet 2025/ Celibashi: Po punojmë me PD-në për të mundësuar votimin elektronik në qarkun Tiranë
1 Nëntor, 21:45
-
Komisioni Rregullator/ KQZ lehtëson Kushtet për votën e Diasporës, thjeshtohet provimi i banimit në adresën jashtë vendit: Sillni ç’të keni!
1 Nëntor, 13:17