Përveç lënies pas dore të reformave për integrimin, situata parazgjedhore ka “ngrirë” edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Parlamentit Evropian. Shtyrjes këto vitet e fundit të rezolutave dhe takimeve ndërparlamentare, i shtohet dhe humbja e dy takimeve vjetore.
“Aktualisht kemi një pushim të marrëdhënieve mes dy parlamenteve që nënkupton se takimi i planifikuar ndërparlamentar për fundin e vitit të kaluar u anulua, sipas kërkesës së kolegëve tanë shqiptarë. Për shkak të fushatës zgjedhore mbajmë vetëm komunikime informale.
Për këtë arsye, mendova se do ishte mirë të merrja pjesë në konferencën e së hënës të organizuar në Tiranë për të shfaqur flamurin e Parlamentit Evropian dhe për të folur mbi bashkëpunimin parlamentar. Ne tani po presim për zgjedhjet dhe formimin e parlamentit të ri.
Shpresoj që bashkëpunimi të jetë intensiv, në mënyrë që të kompensojmë edhe kohën që kemi humbur për takime e bashkëpunim konkret”, shprehet Eduard Kukan, kryetar i delegacionit për Ballkanin i PE-së.
Sipas tij, takimi i fundit ishte në verën e vitit të kaluar, ai i tetorit u shty për në dhjetor e më pas për në prill dhe tani duket se do të ketë vetëm një takim në fund të vitit 2013 duke sjellë humbjen e dy takimeve.
Ndërkohë që ai ka komentuar dhe bojkotin e PD në takimin e ditës së hënë. “E respektoj vendimin e PD-së. Ishte një konferencë për shoqërinë civile”, tha Kukan. Duke nënvizuar se në zgjedhje shpreson që “politikanët të sillen në mënyrë të përgjegjshme”.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.03.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com