Zgjedhjet lokale 2019/ KQZ mblidhet në 26 dhjetor, në rend të ditës edhe shpërblimi për anëtarët e KZAZ-ve

Zgjedhjet lokale 2019/ KQZ mblidhet në 26 dhjetor, në rend të ditës edhe shpërblimi për anëtarët e KZAZ-ve

Foto ilustruese

Pas caktimit të datës së zgjedhjeve lokale 2019, që do të jetë data 30 qershor 2019, ka ardhur edhe hapi i radhës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në një njoftim të shkurtër për mediat, KQZ sqaron se më datë 26 dhjetor, ora 10 e paradites, KQZ do të mblidhet për të caktuar shpërblimin për anëtarët e KZAZ-ve, përdorimin e kamerave regjistruese, por edhe për miratimin e strukturës së punonjësve që do të merren me zgjedhjet lokale 2019.

Njoftimi i plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e mërkurë, më datë 26.12.2018, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt vendimeve:

1.    Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e KZAZ-ve, KQV-ve dhe anëtarëve të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

2.    Për përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve (ekraneve), për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendin e Numërimit të Votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

3.    Për miratimin e strukturës organike dhe strukturën e pagave , të punonjësve me kohë jo të plotë pune, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?