Zgjedhjet lokale 9 parti në garë
për në rrezik fletët e votimit
Do të jenë 9 parti politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore që do të mbahen në 4 njësi vendore, në Bashkinë e Bulqizës, në njësinë bashkiake nr.1, në komunën Sevaster dhe në Komunën Thumanë.
TIRANE - Do të jenë 9 parti politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore që do të mbahen në 4 njësi vendore, në Bashkinë e Bulqizës, në njësinë bashkiake nr.1, në komunën Sevaster dhe në Komunën Thumanë.
Do të jenë pikërisht Partia Demokratike, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Republikane Shqiptare5- Partia Socialdemokrate e Shqipërisë, Partia e Unitetit Kombëtar, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Partia Demorkacia Sociale si dhe Partia Fryma e Re Demokratike, që kanë dorëzuar dokumentacionet brenda afatit të përcaktuar, 6 qershor.
Por shqetësim për këto zgjedhje sipas përfaqësusve ligjor te PS në
KQZ janë pikërisht fletët e votimit dhe prodhimi i tyre. KQZ gjendet në vështirë për të gjetur firmën prodhuese që do të merret me prodhimin e fletëve të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendor që do të zhvillohen në katër njësi.
Në mbledhje e djeshme të KQZ-së, përfaqësuesi ligjor i PS-së, Eridjan Salianji,kërkoi që fleta e votimit për zgjedhjet e përgjithshme, të jetë në të dy anët me ngjyrë të verdhë, ndërsa administrata kishte menduar vetëm për faqen para, ndërsa për anën e mbrapse, që të ishe e bardhë.
Juristi Salianji u shpreh se Kodi përcakton qartë se fletët e votimit do të duhet të kenë një ngjyrë në të dy anët. Pas diskutimesh, KQZ-ja vendosi që të pranojë propozimin përfaqësuesit të PS-së, duke e cilësuar si kërkesë të ligjshme.
Në këtë momentin ka reaguar sekretari i përgjithshëm i KQZ-së, Skërnder Vrioni, i cili deklaroi se është e vështirë për t’u pranuar ky specifikim nga kompania prodhuese CETIS.
Por, kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi, është shprehur e vendosur që fleta të prodhohet me specifikimet që kërkohen edhe në kod, edhe nëse do të rrezikohen zgjedhjet e pjesshme. Kryetarja kërkoi që të shikohet edhe mundësia për prodhimin e këtyre fletëve brenda vendit, si pasojë e sasisë së pakët që kërkohet.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.06.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.4%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3694
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44