Zgjedhjet lokale, A1Report zbardh
negociatat e opozitës me aleatët

Zgjedhjet lokale, A1Report zbardh<br />negociatat e opozitës me aleatët
TIRANE - Ndërsa në kampin maxhoritar partitë kryesore të koalicionit kanë formalizuar marrëveshjen për kandidatët në procesin zgjedhor të 21 qershorit, kampi opozitar ende nuk ka arritur asnjë marrëveshje madje zyrtarisht nuk janë zhvilluar takime negociuese.

Ndonëse nënkryetari I partisë demokratike Edi Paloka tha se në ditët në vijim do të vendoset me aleatët për të vendosur për kandidatë dhe për bashkitë ku do të jenë kandidatet e partive aleate, A1 Report ka mundur të zbardhë disa nga pretendimet e aleatëve të PD në opozitë për këto zgjedhje.

Burime të sigurta thanë se në këtë proces republikanët do ti kërkojnë partisë më të madhe në opozitë që të përfaqësohet me kandidatët e saj në Durrës, që tashëm zyrtarisht është propozuar Agron Duka, në Vorë, Shijak, Pogradec, Selenicë ndërsa synohet edhe bashkia e Kukësit.

Të njëjtat burime sqarojnë se PD deri në këto momente nuk ka dhënë asnjë dakordësi dhe se aktualisht procesi është në fazën e testimit të kandidatëve në bazë. Republikanët parashikojnë që në këtë garë tu ofrojnë PD kandidatura fituese në përballjet për zgjedhjet lokale.

Po ashtu aleati tjetër I PD që përfaqësohet në Kuvend me 1 deputet, PDK e Nard Ndokës synon ti kërkojë PD që të shkojë me kandidatë në Fushë Arrëz, Mirditë, Kurbin, Mallakastër dhe Sarandë e Lezhë.

Këto propozime demokristianët pritet ti parashtrojnë në takimin që kryetari Basha pritet të zhvillojë me aleatët gjatë javës së ardhshme. Ndërsa LZHK e Dashamir Shehit , ka shumë gjasa të mos kërkojë të ketë kandidatë të tij për bashki të ndryshme por do të përfaqësohet në pushtetin lokal në nivel këshilltarësh.

Ndërsa mbetet për tu parë se si do të shkojnë negociatat me PDIU e Shpëtim Idrizit, që kërkon përfaqësimin në këtë proces zgjedhor në të paktën 5 bashki të ndryshme. Kështu nga 61 bashki në të gjithë vendin partisë demokartike aleattë kërkojnë përfaqësimin në këtë garë në të paktën 16 bashki duke përfshirë edhe PDIU.

PR KËRKON TË KETË KANDIDATË NË 
Durrës 
Vorë
Shijak 
Pogradec
Selenicë
Kukës

PDK KERKON TE KETE KANDIDIATE NE 
Fushë Arrëz
Mirditë 
Lezhë 
Kurbin 
Sarandë 
Mallakastër 

PDIU KËRKON TË KETË KANDIDIATË NË 
Konispol 
Patos 
Rrogozhinë 
Shijak 
Peqin 

Galdini shpall kandidaturën për bashkinë e Tiranës, kërkon mbështetjen e PD

Po ashtu në orët e vona të mbrëmjes ka shpallur kandidaturën e tij si pjesë e opozitës ose si kandidat i pavarur edhe përfaqësuesi i shoqërisë civile Arian Galdini. Me anë të një statusi në Facebook, Galdini ka ngritur opsionin se ai mund të jetë një kandidat i mundshëm për bashkinë më të madhe të vendit. Ai shkruan se do të kishte dëshirë që të ishte një nga kandidatët e opozitës për bashkinë e Tiranës dhe ka kërkuar mbështetjen e PD, por edhe në rast se opozita nuk do ta mbështesë këtë opsion, Galdini nuk përjashton mundësinë që të mund të kandidojë si kandidat i pavarur.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi