Zgjedhjet lokale, Ashton përshëndet:
Deri tani, hapa shumë pozitivë

BRUKSEL – Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton ka përshëndetur sot hapat pozitivë që kanë bërë Kosova dhe Serbia për të përgatitur zgjedhjet lokale në Kosovë.
 
Nëpërmjet zëdhënëses së saj, Maja Kocijanciç, Ashton shprehet:“E mirëpresim progresin e bërë këtë javë në Prishtinë dhe në Beograd lidhur me përgatitjet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit dhe në veçanti, vendimin e KQZ-së dhe regjistrimin në Kosovë të shumë partive dhe entiteteve, me mbështetjen e OSBE-së sipas Marrëveshjes së Prillit.
 
Këto janë hapa të mirë për të garantuar zgjedhje të ndershme me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve të Kosovës.
 
Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit përfaqësojnë një moment historik për të ardhmen e Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
 
Përfaqësuesja e Lartë i bën thirrje partive partive të vazhdojnë të punojnë shumë për të përgatitur procesin zgjedhor dhe të tregojnë maturi dhe vullnet të mirë në zgjidhjen e shumë çështjeve, që padyshim do të shfaqen gjatë kësaj kohe,”-  thuhet në deklaratë.

Redaksia online
(Armanda Shtëmbari/Shqiptarja.com)
 

ashton
 
(Njoftimi për deklaratën e Ashton, publikuar nga zëdhënësja e saj Kocijancic)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës