KOSOVË-Zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë, Valmir Elezi, ka njoftuar se KQZ sot planifikon të numërojë votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të veçanta.
“Gjatë ditës së sotme planifikojmë të bëhet numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Mediat dhe vëzhguesit do të njoftohen paraprakisht për orën e fillimit të numërimit”, ka deklaruar Elezi.
Kujtojmë se në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, mbrëmjen e kaluar ka përfunduar numërimi i votave me postë.
Nga totali i votave nga diaspora, LK që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku ka arritur që të marrë më shumë vota se Vetëvendosja e Albin Kurtit, se PDK-ja e Memli Krasniqit dhe se AAK-ja e Ramush Haradinajt.
Nga totali i votave të diasporës, LDK-ja ka marrë gjithësej 3,158 vota, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vetëm 2,692, AAK-ja e Haradinajt rreth 1,500 dhe PDK-ja ka marrë pak më shumë se 1 mijë vota.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale në Kosovë u mbajtën më 17 tetor në një atmosferë demokratike pa incidente dhe me një pjesëmarrje të kënaqëshme. 43 për qind e qytetarëve me të drejtë vote dolën në zgjedhje, një dalje e ngjashme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
39.3%
-
Të gabuar
52%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2334
Lajme të tjera
-
Tensionet në veri, serbët mblidhen para komunave! Kosova ‘kryeçështje’ e liderëve evropianë në Kishnjev! Borrell takon sot Vuçiç
1 Qershor, 07:21
-
Situata në veri të Kosovës, Çollaku në ‘Repolitix’: Kurti kishte frikë se ndërkombëtarët do ta detyronin të pranonte asociacionin sipas kërkesave të Serbisë
31 Maj, 22:45
-
Kurti dhe ‘mençuria’ e patriotëve të Tiranës në media dhe në politikë!
31 Maj, 20:10
-
Mero Baze: Albin Kurti ka ngjallur një ndjenjë pendese në Perëndim për Kosovën
31 Maj, 19:51
-
Kurti në ‘gjurmët’ e Berishës dhe pasojat e konfliktit me SHBA
31 Maj, 19:36
-
Skënder Minxhozi: Albin Kurti s’e ka problemin me Leposaviqin ose Beogradin, e ka me Uashingtonin
31 Maj, 19:32
-
Ylli Pata: Albini and friends, rrënjët politike të anti-amerikanizmit “shqiptar”
31 Maj, 19:13
-
Ish-ambasadori i SHBA në NATO: Kosova të ulë tensionet, Perëndimi t’i kundërvihet nacionalizmit serb
31 Maj, 19:08
-
Çfarë humbi Kosova që u pezullua nga “Defender Europe ‘23”?
31 Maj, 18:41
-
Tensionet në veri të Kosovës, Starova në Report Tv: Albini është gabim, cenon marrëdhëniet me SHBA! Pedagogu: Vuçiç më superior politikisht se Kurti
31 Maj, 17:51
-
Fred Belerët e Serbisë
31 Maj, 16:59
-
Sandër Lleshaj: Gjeni një numër telefoni Albin Kurtit
31 Maj, 16:53