Opozita e bashkuar jo parlamentare nuk zbatoi ligjin duke mos dorëzuar në listat me emrat e komisionerëve për administrimin e zgjedhjeve, duke shënuar kështu një hap drejt bojkotit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019. Megjithatë, demokratët, aleatët dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, janë ende të pavendosur dhe pa një firmë zyrtare të bojkotit, dhe nuk dihen se cfarë suprizash do të ketë gjatë rrugës.
Deri sa këto zhvillime të ndodhin ose jo, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i ka paraprirë një ngërçi të mundshëm që mund të penalizonte procesin zgjedhor, duke i bërë thirrje vetë qytetarëve për të aplikuar për komisionerë të KZAZ-ve.
“Thirrje për qytetaret të aplikojnë për komisionarë, pasi KQZ bën emërime kryesisht sipas ligjit. Kjo për shkak se partitë nuk kanë depozituar anëtarët për komisionarë”, tha Zguri në mbledhjen e sotme të KQZ-së
Po sot në mbledhje, u regjistruan për të marrë pjesë në zgjedhje, Partia Demokrate Për Integrim e Prosperitet , Partia Aleanca Për Barazi dhe Drejtësi Europiane, Partia Demokracia e Re Europiane, Partia Ardhmëria Shqiptar, Partia Minoriteti Etnik Grek Për Të Ardhmen.