Zgjedhjet lokale, kryetari i KQZ thirrje partive: Bëni transparente financimet

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri u ka bërë thirrje të gjitha partive që të bëjnë transparente financimet për zgjedhjet lokale të 2019 që do të zhvillohen në datë 30 qershor. 

Partitë duhet të kuptojnë dhe pranojnë se detyrimet ligjore nuk janë opsione, nuk ka privilegje dhe avantazhe. Bashkëpunimi me KQZ është detyrim si për KQZ edhe për partitë që marrin pjesë në administrimin e zgjedhjeve, është parakusht i suksesit. Kërkoj vëmendjen e partive për respektimin e Kodit Zgjedhor për të përmbushur rolin e tyre për procesin zgjedhor.

Modulet e trajnimit kanë vlerë edhe për stafin e partive, organizatave, grupeve e etj. U bëj thirrje shtresave aktive dhe shoqërisë civile të ndjekin kushtet tona të trajnimit për administratorë zgjedhorë, që nesër të jenë mbrojtësit më të mirë të votës. Me dekretin e Presidentit lidhet edhe një detyrim për partitë  për të bërë transparencën e plotë të financimit. Raportet depozitohen pas zgjedhjeve, por financimi bëhet sot. Nëse partitë e lënë për pas zgjedhjeve atëherë standardi nuk do të arrihet dot, do të ketë financim ilegal dhe përdorim të parave për qëllime të kundërligjshme. I kujtoj partitë për këtë detyrim.

 Klement Zguri

KQZ miratoi në mbledhjen e djeshme Planin Orientues të Veprimeve të KQZ për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 30 qershor 2019.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilo: 20/11/2018 15:03

    O Klement mire e ke po kujt i thua ,me mire drejtoju kandidateve kur te dalin se partite kane celsat e kashtes,

    Përgjigju
    • Hysi: 20/11/2018 16:25

      Klemua po ia yhote Lul Bashese sepse e ka zgjedhur kryetar te KQZ!!!!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë