Foto: Albin Kurti
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i VV-së, ka bërë reagimin e parë në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve komunale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale teksa falënderon qytetarët për pjesëmarrjen, Kurti shprehet se VV, pas këtyre zgjedhjeve, do të qeverisë në 7 komuna, më shumë se kurdoherë më parë.
Ndër të tjera ai thekson se ‘Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve’.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Ju faleminderit për pjesëmarrje në balotazhin e djeshëm të gjithë juve që e ushtruat të drejtën e votës. Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja. Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra.
Të dashur aktivistë të VETËVENDOSJE!-s,
Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju faleminderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore.
Përzemërsisht, Albin Kurti!
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet Lokale në Kosovë, LDK fiton balotazhin me 5 komuna dhe ‘ruan’ Prishtinën, Kurti përmirëson rezultatin e 2021-shit por nuk fiton 2 komunat e mëdha







