Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje rezultuan partitë me rezultatet më të mira në zgjedhjet lokale të këtij viti të cilat u përmbyllën me raundin e dytë këtë të dielë, atë të balotazhit.

Ai sheh si subjektin më të suksesshëm, Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila fitoi në 5 komuna: Prishtinë, Pejë, Junik, Dragash dhe Viti. Duke i shtuar 2 komunat e fituara në raundin e parë, atë të 12 Tetorit, Lidhja Demokratike e Kosovës e mbyll këtë proces elektoral me 7 komuna të fituara në tërësi.

Lëvizja Vetëvendosje arriti të fitojë 4 komuna në raundin e dytë të balotazhit. Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Fushë Kosova dhe Gjilani votuan për kandidatët e partisë së Albin Kurtit. Duke shtuar komunat e fituara në raundin e parë të Tetorit, Vetëvendosje i mbyll zgjedhjet lokale të këtij viti me 7 komuna të fituara. Rezultati është një përmirësim I atij të vitit 2021, kur ky subjekt fitoi 4 të tilla, por LVV nuk arriti të fitojë dy komuunat e mëdha, atë të Prishtinës dhe Prizrenin që konsideroheshin dy garat më të forta.

Me 4 komuna e mbylli raundin e balotazhit edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Partia e Ramush Haradinajt, fitoi në raundin e dytë, Klinën, Gjakovën, Rahovecin dhe Suharekën. Zgjedhjet lokale të këtij viti për AAK mbyllen me 5 komuna të fituara.

Partia Demokratike e Kosovës fitoi në raundin e balotazhit 3 komuna. Kandidatët e kësaj partie rezultuan më të votuarit në Vushtrri, Prizren dhe Kaccanik. Në total Partia Demokratike e Kosovës fitoi në këto zgjedhje lokale 6 komuna.

Në raundin e balotazhit, Lista Serbe fitoi Kllokotin ndërsa partia turke KDTP komunën e Mamushës.

RAUNDI I PARE

LVV: Kamenicë, Podujevë dhe Shtime
PDK: Skënderaj, Ferizaj, Hani i Elezit
LDK: Istog dhe Lipjan
AAK: Deçan
LISTA SERBE: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.
NISMA: Malishevë
Drenas: Iniciativa, Ramiz Lladrovci

RAUNDI I DYTË, BALOTAZHI

LDK: Prishtinë, Pejë, Dragash, Junik, Viti

LVV: Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Fushë Kosovë, Gjilan

AAK: Klinë, Gjakovë, Rahovec, Suharekë

PDK: Vushtrri, Prizren, Kaçanik

Lista Serbe: Kllokot

KDTP: Mamushë

 

Totali i 38 komunave të Kosovës sipas rezultatit të partive në të dy raundet: 

Lista Serbe 10 komuna

LDK 7 Komuna

LVV 7  Komuna

PDK 6 Komuna

AAK 5 Komuna

Nisma Socialdemokrate 1

Iniciativa (Ramiz Lladrovci) 1

KDTP 1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:05
Zgjedhjet lokale në Kosovë, Kurti: Do të qeverisim në shtatë komuna! Lëvizjen s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve

1760193164_albinkurti.JPG

Foto: Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i VV-së, ka bërë reagimin e parë në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve komunale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale teksa falënderon qytetarët për pjesëmarrjen, Kurti shprehet se VV, pas këtyre zgjedhjeve, do të qeverisë në 7 komuna, më shumë se kurdoherë më parë.

Ndër të tjera ai thekson se ‘Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve’.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Ju faleminderit për pjesëmarrje në balotazhin e djeshëm të gjithë juve që e ushtruat të drejtën e votës. Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja. Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra.

Të dashur aktivistë të VETËVENDOSJE!-s,

Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju faleminderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore.

Përzemërsisht, Albin Kurti!