Zgjedhjet lokale që u mbajtën në 10 komuna në Serbi janë shoqëruar me tensione dhe përleshje të forta mes militantëve të partive politike.
Mediat serbe kanë raportuar se nga përplasjet ka pasur disa persona të dëmtuar e gjakosur.
Me shufra të gjata metalike, shkopinj, grupe njerëzish të maskuar dolën nga stadiumi dhe u përleshën me qytetarët e Kulë-s. Po ashtu nuk munguan tensionet mes policisë dhe qytetareve përpara qendrave të votimit.
Edhe në Bajina Bashta pati përleshje fizike dhe nuk mungoi as nxjerra e armëve. Personi që nxori armën, sipas kryeparlamentares Ana Brnabiç ishte përfaqësues i opozitës, që është arrestuar nga policia. Ajo akuzoi se opozita nuk kërkon zgjedhje të rregullta dhe demokratike, por synon të krijoje trazira dhe konflikte civile.
Pre e sulmeve dhe të goditjeve ranë edhe gazetarët dhe vëzhguesit, kryesisht studentët, siç ishte incidenti në qytetet Bor apo Aranxhelovac.
ZGJEDHJET NË 10 KOMUNA
Smederevska Palanka
Bajina Bašta
Kula
Lučani
Aranđelovac
Kladovo
Knjaževac
Majdanpek
Komente












