Zgjedhjet lokale në Suedi, në garë shqiptarja/ Ervisa Dani: Fokusi tek emigrantët, t’ju ruajmë gjuhën e nënës

Më 9 shtator në Suedi pritet të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme lokale. Në këto zgjedhje, merr pjesë një shqiptare. Ajo është Ervisa Dani, 23 vjeçe, me origjinë nga Puka, e lindur në Fushë-Arrëz. E larguar që në moshën 7-vjeçare, Ervisa sot kandidon në këto zgjedhje nën sloganin e partisë Liberalerna.

Në një lidhje skype për Report Tv, Dani ka dhënë detaje mbi kandidimin e saj në këto zgjedhje, dhe programin e partisë për të cilën ajo garon.

Intervista e plotë:

Për cilën parti politike garoni, dhe cili është programi elektoral me të cilin ju po bëni fushatë?

Partia me të cilën garoj është partia Liberalerna, është partia Populli, për Lirinë e Njeriut. 3 janë pikat e rëndësishme për të cilat po bëj fushatë. E para është shkolla, duam të investojmë tek shkollat suedeze, të rrisnim rrogat e mësuesve, që çdo mësuesë të ketë asistente që të ndihmojë mësuesen për gjërat administrative, dhe që çdo nxënës që ka vështirësi në shkollë të ketë ndihmë nga një asistente. Notat e para merren në klasë të tetë, partia jonë do ta ulë këtë gjë, që notat e para të merren në klasë të 4-të. Integrimi, në Suedi ka shumë emigrantë, ne duam që emigrantët të vijnë në Suedi, të mësojnë gjuhën,  si dhe të ruajnë gjuhën e nënës, por të punësohen sa më shpejt, që të mos jenë të varur nga asistenca e shtetit.

Ky është motivi i angazhimit tuaj në këto zgjedhje?

Po.

Çfarë bëhet më mirë për emigrantët në këtë alternativë të ofruar nga Partia?

Gjëja më e rëndësishme është gjuha dhe punësimi. Integrimi më i mirë i emigrantëve që vijnë në Suedi është ky.

A ka përfaqësuesë në këto institucione partia juaj?

Partia jonë është shumë e vogël. Në parlament ka 19 vende nga 349.

Sa e vështirë është për një shqiptare që të jetë pjesë e politikës në një vend si Suedia?

Nuk është e vështirë të angazhohesh. Mjafton të kesh vullnet, dëshirë, të jesh optimiste dhe të mbash premtimet e dhëna.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 10/09/2018 16:25

    Anton!Jane politikanet shqiptare qe ju imponojne shqiptareve ikjen.Dhe aty ku jetojne ata perjetojne shtetin e vertete gje qe ne vendin e krimit nuk ekziston!Biles duhet te falenderohen qe megjithe "nderin" qe i kane bere kriminelet drejtues ketij populli ata perpiqen te ruajne identitetin ne nje fare menyre.Vetem jashte shtetit mund te rrisesh femije te pakorruptuar.Ne shqiperi kjo eshte e pamundur.Ata qe sot shajne njerezit qe ikin nuk ju intereson ikja se sa me pak te jene ne shqiperi aq me pak kane jetgjatesi te korruptuarit qe kene ndertuar kete shtet kriminal.Fundja e fundit kush do e ndértoje kete vend po iken te gjithe?Neqoftese e kuptojne kete gje kriminelet pushtetare atehere ta ndalojne po deshen!

    Përgjigju
  • Kafsha: 07/09/2018 16:44

    Hahahahahahaha!

    Përgjigju
  • Anton: 07/09/2018 14:50

    Te dhjefsha gjuhen e nenes Ta doje kaq shume nuk ikje nga shqiperia 7 vjece Beje edhe flamurin me duar te lutem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen