Financimi i fushatave elektorale, blerja e votave, kërcënimi i zgjedhësve si dhe pastërtia e figurës së kandidatëve për zgjedhjet lokale, do të kalojnë në filtrin e prokurorisë.
ReportTv ka siguruar marrëveshjen e nënshkruar midis Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurores së Përgjithshme Arta Marku për hetimin e krimeve elektorale.
Kjo marrëveshje është nënshkruar ndërmjet KQZ e Prokurorisë për të rritur integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri nisur edhe nga e shkuara ku krimet elektorale kanë qenë të pranishme.
Por si do të zbatohet kjo marrëveshje në terren?
Nëpërmjet personave të kontaktit prokurori e KQZ angazhohen të “trajnojnë aktorët e përfshirë në këtë proces, të zhvillohen fushata sensibilizimi nga KQZ, të konstatohen aktet korruptive dhe financimi i fushatave me para të paligjshme, të analizohen formularët e vetdeklarimit të efekt të ligjit të dekriminalizimit”.
Ndërsa prokuroria angazhohet që me strukturën e saj të hetimit t'i japë përparësi rasteve të denoncuara dhe referuara për krimet elektorale.
KQZ e Prokuroria pritet të krijojnë dhe aplikacione të cilat do t'i lehtësojnë subjekteve apo qytetarëve denoncimin e krimeve elektorale duke identifikuar zonën, apo qendrën e votimin ku konstatohet shkelja e ligjit.
ReportTv ka mësuar se kjo marrëveshje është nënshkruar edhe me praninë e OSBE-së një institucion i cili asiston Shqipërinë për zbatimin e ligjit dhe monitorimin e certifikimin e zgjedhjeve.
Me çeljen e fushatës elektorale zyrtarisht dhe prezantimin e kandidatëve për krerë lokal si dhe anëtarëve të këshillave bashkiak pritet që njësia e dekriminalizimit në prokurori t'i drejtohet edhe partnerëve si Interpol dhe Europol për verifikimin e të shkuarës së tyre edhe jashtë vendit.
(Kliko këtu për të lexuar marrëveshjen e nënshkruar midis Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurores së Përgjithshme Arta Marku)
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 911
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kriza në Koalicionin Opozitar: Aleanca Arbnore largohet nga ‘Madhështorja’ e Berishës
13 Mars, 15:44
-
Eduard Zaloshnja: Regjistrimi i emigrantëve në KQZ, Berati e Dibra më mirë, Vlora e Kukësi më keq
13 Mars, 12:29
-
Zgjedhjet/ Përfundon afati, 11 subjekte dorëzojnë listat me nga 186 emra! PS 6 minuta me vonesë, PD ‘vrapon’ në momentin e fundit
13 Mars, 00:04
-
Zgjedhjet/ PSD dorëzon LISTËN në KQZ me emrat e kandidatëve për deputetë, Tom Doshi i pari në Shkodër! Kërkon rikthimin në Parlament pas 4 vitesh mungesë
12 Mars, 23:42
-
Basha dorëzon listat, të gjithë në ‘betejë’ të hapur! Merr edhe ish-gardistin e 21 Janarit, 2 deputetë aktualë e ‘kaubojsin’! Emra 'fiktivë' në listën e mbyllur
12 Mars, 22:38
-
Kryetarët në garë për deputet! Ligji e lejon, më 11 maj mund të votohet edhe për Kuvendin e ri edhe për 3 bashkitë
12 Mars, 20:00
-
Zgjedhjet/ Tom Doshi do jetë kandidat për deputet në qarkun e Shkodrës, PSD bëhet gati të dorëzojë listën në KQZ
12 Mars, 18:21
-
Zgjedhjet/ Skema e të vegjëlve ndaj PD-PS, lista të mbyllura ‘fake’ për të kandiduar në të hapurat! ‘Formula e artë’ e Shehi-Alibeaj, Lapaj-Shabani dhe Bashës
12 Mars, 16:18
-
Iku nga koalicioni me PD, Sterjovski dakordësohet me Ramën, do jetë në listën e PS në Korçë
12 Mars, 14:44
-
Orë vendimtare për partitë, sot afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë! PS e PD ‘vulosin’ pasdite ekipin garues për 11 maj
12 Mars, 07:35
-
Zgjedhjet/ Qeveria i jep KQZ-së 9,3 mln euro shtesë, i kërkoi për votën e diasporës
11 Mars, 11:18
-
Spiuni i dyshuar rus synon post të lartë sigurie në Serbi dhe Azinë Qendrore
11 Mars, 07:55