Zgjedhjet Lokale në Kosovë, BE do të dërgojë mision vëzhgues

Zgjedhjet Lokale në Kosovë, BE do të dërgojë mision vëzhgues

Bashkimi Evropian vendosi të dërgojë në Kosovë një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 17 tetor. Vendimi vjen në përgjigje të një kërkese të bërë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në njoftimin e BE-së thuhet se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, emëroi deputetin e Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl, shef të misionit vëzhgues për zgjedhjet në Kosovë.

 “Për të tretën herë, ne do t’i vëzhgojmë zgjedhjet komunale në Kosovë përmes një misioni të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve. Besoj se prania e këtij misioni do të kontribuojë për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe transparent, si dhe të ndihmojë reformat e nevojshme zgjedhore për të ardhmen. Presim që të vazhdojmë bashkëpunimin me autoritetet e Kosovës për të forcuar procesin zgjedhor, në përputhje me gjetjet dhe rekomandimet e misioneve tona”, tha Borrell.

Sipas një njoftimi të Shërbimit të Jashtëm të BE-së, dhjetë ekspertë zgjedhorë janë vendosur tashmë në Prishtinë. Deri në mes të shtatorit, atje do të arrijnë edhe 22 vëzhgues afatgjatë.

Misioni do të përforcohet me vëzhgues afatshkurtër gjatë ditës së zgjedhjeve, përfshirë edhe në rast të raundit të dytë, më 14 nëntor.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave