Zgjedhjet lokale, Pampuri: PD do të prezantojë në javët në vijim kandidatët! Nuk i njohim kandidatët e tjerë

Në javët në vijim Partia Demokratike do të prezantojë zyrtarisht kandidatët e së djathtës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj 2023. Duke mos njohur kandidatët e Sali Berishës, deputetja demokrate Orjola Pampuri tha në emisionin ‘Studion Live’ në Report Tv se të bësh zhurmë nuk do të thotë se je shumicë.

PD ka kandidatë dhe janë kandidatë në siglën e PD-së. Kjo është PD! Kandidatët që do të prezantohen në javët në vijim janë kandidatët e PD-së! Kjo është partia jonë, kjo është e djathta kjo përfaqëson të djathtë. Për zgjedhjet lokale duhet të ishin në këtë sigël. Nuk bëhet fjalë për interesat individuale, por interesat personale duhet të prevalojnë mbi interesat personale. Të bësh zhurmë jo gjithmonë je shumica. Kemi mbështetës të së djathtës dhe këtë nuk mund ta përjashtojmë. Them për elektoratin, elektorati duhet të ishte 1. Ashtu i zgjidhin hallet. Nuk zgjidhet se ka më shumë njëri apo tjetri. Zgjidhet që të gjithë ata bashkë të mbështesin një kandidat për vetin. Janë pjesa më e heshtur. Nuk ulëret në rrjetet sociale. Në fund fare alternativën e sheh kur hedh votën në kuti. Unë besoj se sot frymëzojnë figurat e pa korruptuara. Figurat me integritet moral dhe profesional. Ka edhe elita, një partie djathtë duhet të ketë qarkullim elitash. Kemi pasur shpifje nga më të ulëtat. Nuk do lenë njeri pa shpifur që do të shkele në politikë.’- tha Pampuri.

Deputetja demokrate u pyet dhe për bashkimin brenda PD-së, ku tha për gazetarin Arbër Hitaj se pengesa është mos pranimi i mendimit ndryshe. Pampuri, duke ju referuar Sali Berishës ‘non grata’ i cili udhëheq një pjesë të PD-së tha se nuk mund të ecim para duke pasur aleatin strategjik SHBA-në kundër.

‘SHBA janë aleatët tanë më të mirë, të kesh të gjithë këto kundër, si mund të themi sot që pas 32 vitesh të hedhim poshtë SHBA. Aleatin tonë strategjik se hedh poshtë për asnjë arsye të vetme.  Politika ka akte, fjalët i merr era. Aktet qëndrimet dhe faktet janë shumë të rëndësishme. Askush prej nesh nuk bashkëpunon me ndonjë ministër të Ramës. Të bësh analiza dhe të hedhësh fjalë. Kush ka dyshim që thotë se jeni të blerë e të shitur ta aprovojmë me faktet. Ata që akuzojnë duhet të japin dhe fakte. Bashkimin e PD-së është i nevojshme i domosdoshëm. Mendimi ndryshe është pengesa, i cili nuk pranohet.’- u shpreh Pampuri.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

TRING NË FESTË MAGJI NË TË GJITHA KANALET

TRING NË FESTË MAGJI NË TË GJITHA KANALET