E para parti parlamentare...PS regjistrohet në KQZ për zgjedhjet

E para parti parlamentare...PS regjistrohet në KQZ për zgjedhjet

Partia Socialiste ka dorëzuar ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për regjistrim në zgjedhjet lokale.

Kjo kërkesë mban firmën e sekretares për koordinimin elektoral, Blerina Gjylameti.

Afati për regjistrimit për në zgjedhjet e 30-qershorit është deri në 21 prill, e ndërsa mësohet se deri më tani nuk është regjistruar asnjë nga partitë opozitare.

PS deri më tani është e vetmja parti parlamentare që ka kërkuar zyrtarisht në KQZ të regjistrohet në zgjedhjet lokale që po vijnë.

Në Komisionin Qendror janë regjistruar edhe disa parti të tjera të cilat nuk janë në parlament dhe që më herët janë rreshtuar në koalicion me Edi Ramën.

Kërkesa e PS dorëzuar në KQZ për regjistrimin në zgjedhjet lokale

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 08/04/2019 16:31

    Rrnoft Birisha ka me djeg tane kutit e votimit

    Përgjigju
  • Populli: 08/04/2019 13:49

    Bravo dhe suksese ne zgjedhjet e 30 Qershorit Z.Rama,jam e bindur si do fitohen nga PS bindshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Nuk shkoi në Eurovizion, Elvana Gjata fshin gjithçka nga Festivali

Nuk shkoi në Eurovizion, Elvana Gjata fshin gjithçka nga Festivali