Deputeti Lefter Maliqi vijon takimet me mbështetës në Qarkun e Beratit në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, ndonëse ende se ka ndarë mendjen se me kë do kandidojë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, duket takimi i tij me banorë të zonave rurale.

Objektivi për t’i shërbyer jo vetëm duke qenë zëri i tyre, por edhe për t’u realizuar ndryshimet konkrete për të cilat kanë nevojë zona të caktuara të qarkut Berat. Jam krah këtyre njerëzve të mirë dhe do e fitojmë ‘luftën’ të gjithë bashkë”, shkruan ai.

Edhe pse sa vjen dhe u afrohemi zgjedhjeve, Maliqi ende s'ka bërë me dije se më kë do të bashkohet në zgjedhjet e 25 prillit, por gjatë një interviste të mëparshme në Report Tv ka thënë se ndonëse anon nga opozita, nuk përjashtoi mundësinë për t'iu bashkuar edhe PS.