TIRANË – Kryetarja e Misionit të Vëzhgimit të OSBE-ODIHR-it, Conny McCormack, një ditë para largimit nga Shqipëria takon kryetaren e KQZ-së, Lefteri Lleshi. McCormak shoqërohej nga Zëvendëskryetari i këtij Misioni, Harald Jepsen dhe dy analistë zgjedhorë.
Burimet zyrtare nga KQZ-ja njoftuan se Lleshi e njohu kryevëzhguesen me vendimmarrjen e Komisionit dhe hapat që do të ndërmarrë KQZ deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve që u zhvilluan më 23 Qershor.
Kryetarja e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it, e falenderoi znj. Luzi (Lleshi) për bashkëpunimin që KQZ ka patur me Misionin që ajo drejton; gjithashtu, ajo shprehu vlerësime për ecurinë e procesit zgjedhor, procesit të numërimit të votave dhe punën e KQZ-së .
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com