TIRANË - Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu, priti dje në selinë e partisë, përfaqësuesit e Misionit të
OSBE-ODHIR, të cilët po zhvillojnë një sërë takimesh me përfaqësuesit politikë në Shqipëri, në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit. Ai ka kërkuar, pjesëmarrjen sa më të gjerë të vëzhguesve të OSBE-ODHIR në kushtet kur partive të vogla iu është mohuar çdo e drejtë mbi procesin, duke mos u lejuar as vëzhgues, as numërues.
Kryefjala e republikanëve në këtë takim ishte kodi elektoral, i cili më shumë deformon një proces të rregullt dhe gjithpërfshirës zgjedhor, duke anatemuar krejtësisht partitë e vogla në të gjitha aspektet zgjedhore, duke filluar nga teknikalitetet e duke mbaruar te numri i votive që ata marrin.
"Ky është një kod tërësisht antidemokratik", - u shpreh zoti Mediu.-"Pjesëmarrja sa më e gjerë e vëzhguesve të OSBE-ODHIR përvec se do të ishte një support për partitë e vogla, të cilave u është mohuar çdo e drejtë mbi procesin, duke mos u lejuar as vëzhgues, as numërues, do të garantonte gjithashtu edhe vete qytetarët, të cilët do të kenë besim se vota e tyre do të numërohet në mënyrë të rregullt dhe transparente”.
Ekipi vlerësues i ODIHR vijon sot takimet në Tiranë; ato nisën me Kryetaren e
KQZ-së, Lefteri Lleshi dhe nënkryetarin Denar Biba për të vijuar me kreret e partive të vogla, me përfaqësues të Kolegjit Zgjedhor, me përfaqësues të shoqërise civile dhe me analistë. Konkluzionet e takimeve do të bëhen publike në një raport që do publikohet në fund të misionit në faqen online zyrtare të OSBE.
"Qëllimi është të njihemi me situatën dhe të dalim me konkluzionin nëse ODIHR duhet apo jo të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet. Ne këtë raport do ta publikojmë në faqen tonë zyrtare.”- tha dje përfaqësuesja e ODIHR, Nicola Schmidt.
Po dje, ata janë takuar me Kryeministrin, Sali Berisha; me ministrin e Jashtëm, edmond Panariti dhe me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2899
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44