"PR siguroi një përfaqësim me 65 këshilltarë", tha Mediu, ndërsa shtoi se "të humburit më të mëdhenj në zgjedhje janë dy partitë PD dhe PS.“Partia Republikane arriti që në këto zgjedhje të ketë një rezultat më të lartë se në zgjedhjet e 2013 duke u renditur forca e katert politike me nje numer mbi 65 keshilltare dhe me perfaqesim ne tere territorin e Republikes”- tha ai
Gjithashtu, shtoi ai, “kjo fushatë u karakterizua si një fushate pazaresh politike te partive te mazhorances politike nepermjet blerjes se deputeteve dhe kryetarëve të komunave dhe bashkive me qellim ndarjen e pushtetit si oaze perfitimi politik dhe korrupsioni”.
Partia Republikane si pjese e opozites zhvilloi nje fushate ne mbeshtetje te te gjithe kandidateve te opozites dhe me kete rast i shpreh urimet me te mira te gjithe kryetareve te rinj te bashkive, te zgjedhur nga opozita, jo vetem per faktin se fituan, por sepse na japin shprese te gjitheve se mund te fitohet mbi nderhyrjen e shtetit, policise, bandave kriminale, blerjes se votes, intimidimit te votuesve, dhunes verbale dhe fizike ndaj opozites.
"Po ashtu ne vleresojme çdo kandidat qe u be pjese e fushtes sone per t`i dhene shqiptareve ate qe meritojne me shume, dinjitet dhe mundesi per nje qeverisje te drejte lokale dhe nje shtet qe vendos ne plan te pare te drejtat e qytetarit, por sot nje pjese e tyre nuk jane zgjedhur kryetare jo per shkak te votes se qytetareve, por per shkak te manipulimeve. Kjo padyshim eshte nje rruge e veshtire e cila kerkon qe ne te bashkojme te gjitha vlerat e kesaj shoqerie dhe opozita te vere ne plan te pare kerkesen jo per pushtetin, por per shtetin, per te ndertuar nje qeverisje qe vjen nga vota e lire e popullit, qeverisje qe zhvillohet me njerezit dhe jo klanet e krimit dhe i sherben njerezve dhe jo interesave te pushtetit dhe atyre okulte. Ne kete drejtim opozita dhe te gjithe kemi shume per te reflektuar. Te gjithe nderkombetaret kerkuan qe dekriminalizimi i politikes te reflektohej seriozisht ne keto zgjedhje. Opozita duke e konsideruar kriminalizimin e politikes si armikun kryesor te demokracise, jo vetem i propozoi mazhorances ndryshime ligjore qe nuk u pranuan prej saj, por dhe degjoi me vemendje sygjerimet konkrete te nderkombetareve, duke mos kandiduar njerez te lidhur me krimin dhe po ashtu me kosto elektorale te terhiqte dhe kandidaturen e saj nga zgjedhjet siç ishte rasti i Kelcyres. Me mire nje humbje e ndershme se nje fitore e turpshme. Ky eshte morali yne"- tha Mediu në daljen e tij të parë në medi pas zgjedhjeve
Në fjalën e tij kreu i republikanëve shtoi gjithashtu se edhe media ka shkelur dukshëm Kodin Zgjedhor
Media dukshem shkeli Kodin Zgjedhor duke mos respektuar kohen ne dispozicion te partive politike te percaktuar sipas ligjit. Keshtu Partia Republikane duhet te kishte nje kohe transmetimi sa gjysma e dy partive te medha PS - PD dhe te barabarte me kohen e LSI-se. Ndërkohë Partia Republikane u transmetua ne menyre te pajustifikuar10 here me pak sesa u transmetuan aktivitete te LSI. Kjo situate tregon qarte marredheniet e njeanshme te pushtetit me median, ne cenim te ligjit.
Mediu u shpreh se, “Partia Republikane vlerson gjetjet ne raportin paraprak te OSBE/ODHIR dhe do te bashkepunoje me te dhe gjithe opoziten per te faktuar manipulimet e medha ne zgjedhje”.
Ai shtoi se “PR, megjithe rezultatin e saj pozitiv, mendon se te gjitha ato parti politike qe mendojne se vota e lire eshte rruga e vetme per te ndertuar shtetin, duhet sot te ndjehen te pezmatura dhe nen pergjegjesi perballe organizimeve kriminale politike, qe po perhapen si gangrene ne mbare vendin dhe po shkaterrojne çdo baze morale dhe demokratike te ketij vendi”
Ja deklarata e plotë e Mediut
Fushata e zgjedhjeve lokale nisi si nje fushtate e manipular qe ne fillim, me nje Ndarje Administrative, e cila ishte më shumë nje harte elektorale e bazuar ne kalkulime te votave per çdo qender votimi. Pjesemarrja e ulet ne votime tregoi qartesisht qendrimin kunder te qytetareve ndaj kesaj Reforme Territoriale.
Gjithashtu kjo fushate u karakterizua si një fushate pazaresh politike te partive te mazhorances politike nepermjet blerjes se deputeteve dhe kryetareve te komunave dhe bashkive me qellim ndarjen e pushtetit si oaze perfitimi politik dhe korrupsioni.
Partite e mazhorances prezantuan nje fushate propagandistike me shpenzime jashtezakonisht te medha dhe per te cilat sot duhet te japin pergjigje para opinionit dhe institucioneve te kontrollit se ku i gjeten miliona euro te shpenzuara per fushaten ne pergjithesi dhe kontrollin e medias.
Media dukshem shkeli Kodin Zgjedhor duke mos respektuar kohen ne dispozicion te partive politike te percaktuar sipas ligjit. Keshtu Partia Republikane duhet te kishte nje kohe transmetimi sa gjysma e dy partive te medha PS - PD dhe te barabarte me kohen e LSI-se.
Nderkohe Partia Republikane u transmetua ne menyre te pajustifikuar 10 here me pak sesa u transmetuan aktivitete te LSI. Kjo situate tregon qarte marredheniet e njeanshme te pushtetit me median, ne cenim te ligjit.
Partia Republikane arriti qe ne keto zgjedhje te kete nje rezultat me te larte se ne zgjedhjet e 2013 duke u renditur forca e katert politike me nje numer mbi 65 keshilltare dhe me perfaqesim ne tere territorin e Republikes.
Partia Republikane si pjese e opozites zhvilloi nje fushate ne mbeshtetje te te gjithe kandidateve te opozites dhe me kete rast i shpreh urimet me te mira te gjithe kryetareve te rinj te bashkive, te zgjedhur nga opozita, jo vetem per faktin se fituan, por sepse na japin shprese te gjitheve se mund te fitohet mbi nderhyrjen e shtetit, policise, bandave kriminale, blerjes se votes, intimidimit te votuesve, dhunes verbale dhe fizike ndaj opozites.
Po ashtu ne vleresojme çdo kandidat qe u be pjese e fushtes sone per t`i dhene shqiptareve ate qe meritojne me shume, dinjitet dhe mundesi per nje qeverisje te drejte lokale dhe nje shtet qe vendos ne plan te pare te drejtat e qytetarit, por sot nje pjese e tyre nuk jane zgjedhur kryetare jo per shkak te votes se qytetareve, por per shkak te manipulimeve.
Kjo padyshim eshte nje rruge e veshtire e cila kerkon qe ne te bashkojme te gjitha vlerat e kesaj shoqerie dhe opozita te vere ne plan te pare kerkesen jo per pushtetin, por per shtetin, per te ndertuar nje qeverisje qe vjen nga vota e lire e popullit, qeverisje qe zhvillohet me njerezit dhe jo klanet e krimit dhe i sherben njerezve dhe jo interesave te pushtetit dhe atyre okulte.
Ne kete drejtim opozita dhe te gjithe kemi shume per te reflektuar.Te gjithe nderkombetaret kerkuan qe dekriminalizimi i politikes te reflektohej seriozisht ne keto zgjedhje.
Opozita duke e konsideruar kriminalizimin e politikes si armikun kryesor te demokracise, jo vetem i propozoi mazhorances ndryshime ligjore qe nuk u pranuan prej saj, por dhe degjoi me vemendje sygjerimet konkrete te nderkombetareve, duke mos kandiduar njerez te lidhur me krimin dhe po ashtu me kosto elektorale te terhiqte dhe kandidaturen e saj nga zgjedhjet siç ishte rasti i Kelcyres. Me mire nje humbje e ndershme se nje fitore e turpshme. Ky eshte morali yne.
Mazhoranca beri te kunderten, ajo nuk degjoi askend, nuk degjoi nderkombetaret per te mos kandiduar njerez te inkriminuar dhe thirrjen e Ambasadorit Amerikan apo te BE qe te mos votoheshin kandidatet e inkriminuar.
Me vonese ndoshta por ne i sugjeruam PD qe te terhiqej nga gara ne bashkite ku mazhoranca kandidonte njerez te inkriminuar ne menyre qe te mos i legjitimonim ata nepermjet proçesit zgjedhor. Eshte naive te besosh se ne kushtet e kesaj qeverisjeje dhe nje proçesi elektoral te inkriminuar, mund te fitohet perballe krimit, kur ata kane ne krah qeverine, bandat dhe parate e krimit. Varferia jo gjithmone bertet, shpesh ajo ul koken perballe te keqes dhe korruptimit te parase.
Kongresi Amerikan, Komiteti per Sigurine dhe Bashkepunimin me Europen per here te pare ne historine e tij 25 vjecare te vezhgimit te zgjedhjeve ne Shqiperi, deklaroi paraprakisht bazuar mbi fakte reale se ne shume zona te Shqiperise po blihej vota, intimidoheshin votuesit, kercenoheshin kandidatet e opozites dhe media.
Po ashtu, gjithe faktori nderkombetar i beri thirrje qeverise dhe sidomos pjesve te caktuara te saj qe te ndalonin shitblerjen e votes. Gjate zgjedhjeve u provua blerja, bashkepunimi me bandat kriminale, intimidimi i votuesve, ndalimi i votuesve te opozites per te votuar.
Vora eshte rasti flagrant ku jo vetem u ndaluan mbeshtetesit e opozites te votonin por edhe vete nderkombetaret u skandalizuan, kur njerez me dosje kriminale, si vezhgues te mazhorances, i penguan edhe ata vete per te vezhguar zgjedhjet.
Mesazhi i 18 vjeçares nga Vora qe nuk u lejua te votonte bashke me familjen, me shume se nje fakt flagrant eshte nje krim qe ka urdherues dhe autore.
Kembengulja e Ilir Metes per te marre me çdo kusht Voren, e ben ate sa qesharak por edhe pergjegjes per gjithçka ka ndodhur, tashme e njohur edhe nga i gjithe faktori nderkombetar, qe e ka konsideruar te shemtuar sjelljen e mazhorances para dhe gjate zgjedhjeve ne kete bashki.Situata te tilla tashme te provuara kane ndodhur ne shume bashki te tjera si Durres, Berat, Elbasan, Shijak etj.
Ne Berat u gjeten rreth 500 flete votimi te pavlefshme ku ishte votuar per dy kandidatet, ne nje votim qe ishte mese i thjeshte dhe po ashtu jane gjetur rreth 12 flete votimi me pak se pjesmarres ne votime qe tregon se fenomeni i blerejes se votes nepermjet nxjerrjes se fleteve nga qendra e votimit dhe qarkullimi i tyre me flete te plotesuar ne kembim te kandidateve ka qene evident.
Partia Republikane vlerson gjetjet ne raportin paraprak te OSBE/ODHIR dhe do te bashkepunoje me te dhe gjithe opoziten per te faktuar manipulimet e medha ne zgjedhje.
Partia Republikane megjithe rezultatin e saj pozitiv mendon se te gjitha ato parti politike qe mendojne se vota e lire eshte rruga e vetme per te ndertuar shtetin, duhet sot te ndjehen te pezmatura dhe nen pergjegjesi perballe organizimeve kriminale politike, qe po perhapen si gangrene ne mbare vendin dhe po shkaterrojne çdo baze morale dhe demokratike te ketij vendi. Te humbur jane te gjithe shqiptaret qe jane te pamundur te votojne dhe vendosin me vote.
Te humbur te medhenj jane dhe dy partite e medha PD dhe PS nga mardheniet per te mbajtur pushtetin ne dem te shtetit dhe qytetareve. Prandaj eshte e rendesishme qe pozita dhe opozita, PD dhe PS ta analizojne siç duhet situaten per te mos e çuar vendin ne shkaterrim te metejshem.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)