
Edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar duke përshëndetur zgjedhjet në Kosovë. Kreu i shtetit shqiptar i cilëson zgjedhjet në Kosovë si shembull të shkëlqyer të funksionimit të demokracisë, ndërsa thotë se rajoni ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira duke 'thumbuar' institucionet shqiptare, referuar krizës së thellë politike.
"Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë. Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbarë botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë!" thotë Meta.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në Kosovë, Meta: Shembull! Rama: Urime Kurtit, por edhe Veselit për pranimin e humbjes







