Zgjedhjet në Austri kalojnë në raundin e dytë: zgjedhjet e balotazhit midis Alexander Van der Bellen dhe Norbert Hofer shtyhen për shkak të zarfave difektozë.Këtë e bëri të ditur në Vjenë ministri i Brendshëm i Austrisë, Wolfgang Sobotka. Shkak për shtyrjen janë shirita ngjitës difektozë në zarfe, të cilët shkaktojnë hapjen e zarfave. “Ne nuk mund të vlerësojmë se sa dhe cilët zarfa mund të hapen ende”, tha Sobotka si argumentim. Për shtyrjen e zgjedhjeve duhet të japë miratimin e tij edhe Parlamenti. Zgjedhjet e balotazhit midis kandidatit të partisë populiste të djathtë, FPÖ, Norbert Hofer dhe kandidatit të pavarur Alexander Van der Bellen ishin planifikuar për 2 tetorin.
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)







