“Ky nuk është fjalimi që doja të jepja sot sepse besoj që Britania kishte nevojë për një qeveri Laburiste, por publiku votoi ndryshe dje.” Me këto fjalë Ed Miliband njoftoi dorëheqjen nga lidershipi I Partisë Laburiste pas rezultateve zhgënjyese në zgjedhjet parlamentare të së enjtes. Laburistët pësuan një humbje të thellë përballë konservatorëve.
“Është thjesht e tmerrshme. I telefonova David Cameron për ta uruar. Marr përsipër përgjegjësinë totale dhe absolute për rezultatin dhe humbjen në këto zgjedhje. Më vjen shumë keq për të gjithë ata kolegë që humbën vendet e tyre në parlament dhe kandidatët që u mundën. Nuk e kuptoj se çfarë dreqin ndodhi? Fatkeqësisht miliona njerëz menduan se unë isha thjesht shumë I çuditshëm. Më vjen vërtet keq. Tani është moment që dikush tjetër të çojë përpara lidershipin e kësaj partie, ndaj po jap dorëheqjen. Partia ka nevojë për një debat të hapur dhe të ndershëm për mënyrën se si do të ecë përpara.”- tha Miliband.
Miliband falënderoi të gjithë popullin britanik, veçanërisht ata që e mbështetën gjatë fushatës elektorale duke ndarë me të historitë e tyre personale. Madje I kërkoi votuesve të mos qajnë edhe pse ndjehen të zhgënjyer sepse një ditë do të arrijnë ti mundin konservatorët.
Bashkë me Miliband dha dorëheqjen edhe lideri I Liberal Demokratëve Nik Clegg pas fundosjes në zgjedhje me vetëm 8 deputetë nga 57 që fituan në 2010-ën. Shumë figura të larta të Liberal Demokratëve si sekretari i Energjisë, ai I biznesit dhe I thesarit humbën postet e tyre pas këtij rezultati. Clegg tha se rezultatet ishin shumë më të renda se sa i druhej duke u shprehur se kishte qenë një nder për të drejtonte partinë. Gjatë fjalimit në Londër, ai konfirmoi se do të mbahen zgjedhjet brenda partisë për zëvendësimin e tij.
“Të thyhet zemra kur sheh se sa miq e kolegë që kanë shërbyer për kaq shumë vite papritur humbën vendet e tyre për shkak një force përtej kontrollit të tyre.”-tha Clegg.
Udhëtimi politik i Nik Kleg e çoi fillimisht drejt fitores së betejës për lidershipin e partisë dhe marrjen e postit të zëvendës kryeministrit .
Një tjetër dorëheqje që pasoi fitoren e konservatorëve të kryeministrit Kameron, ishte ajo e Nigel Farage nga lidershipi I partisë UKIP. Kjo e fundit fitoi vetëm 13 % të votave duke u renditur e treat pas konservatorëve dhe laburistëve. Farage tha se rezultatet tregojne se ka nevojë për një ndryshim në sistemin e votimit duke e cilësuar atë madje të korruptuar. Megjithë humbjen, Farage tha se do të garojë sërish për këtë post në zgjedhjet brenda partisë që do të mbahen në shtator.
Miliband jep dorëheqjen: Çfarë dreqin ndodhi?
Ed Miliband njoftoi sot dorëheqjen nga lidershipi I Partisë Laburiste pas rezultateve zhgënjyese në zgjedhjet parlamentare të së enjtes përballë konservatorëve të kryeministrit David Cameron.
“Ky nuk është fjalimi që doja të jepja sot sepse besoj që Britania kishte nevojë për një qeveri laburiste, por publiku votoi ndryshe dje. Është thjesht e tmerrshme. I telefonova David Cameron për ta uruar. Marr përsipër përgjegjësinë totale dhe absolute për rezultatin dhe humbjen në këto zgjedhje. Më vjen shumë keq për të gjithë ata kolegë që humbën vendet e tyre në parlament dhe kandidatët që u mundën. Nuk e kuptoj se çfarë dreqin ndodhi? Fatkeqësisht miliona njerëz menduan se unë isha thjesht shumë I çuditshëm. Më vjen vërtet keq. Tani është moment që dikush tjetër të çojë përpara lidershipin e kësaj partie, ndaj po jap dorëheqjen. Partia ka nevojë për një debat të hapur dhe të ndershëm për mënyrën se si do të ecë përpara.
Por ndërsa kemi humbur zgjedhjet, argumenti I fushatës tonë nuk do të venitet : beteja për një vend të pashoq mbetet sfida e kohës.
Unë besoj në Britaninë e Madhe, jo vetëm sepse është vendi ynë por sepse është mënyra më e mirë për ti shërbyer punëtorëve të këtij vendi. Besoj se kemi më shumë gjëra që na bashkojnë se sa nda ndajnë përmes gjithë Britanisë së Madhe. Ndaj në muajt dhe vitet në vijim duhet të ngrihemi përballë sfidës për ta mbajtur vendin e bashkuar.
Së fundi dua të falenderoj partinë time. Faleminderit për këtë privilegj. Iu bashkangjita partisë kur isha vetëm 17 vjeç dhe kurrë nuk e kisha ëndërruar që do ta drejtoja atë. Ka qënë një forcë e jashtëzakonshme për progress. Asnjë parti tjetër në politikën britanike ka patur të tilla arritje dhe ne do të vazhdojmë të jemi forcë progresi dhe ndryshimi sërish. Kështuqë kini besim.
U them të gjithë anëtarëve të partisë Laburiste: Ju jeni njerëz të jashtëzakonshëm. Më vjen vërtet keq që nuk ja dolëm. Unë kam bërë më të mirën për 5 vjet.
Së fundi doja të thoja që rrugëtimi I progresit dhe drejtësisë sociale nuk është kurrë I thjeshtë. Ndryshimi ndodh sepse njerëzit nuk heqin dorë, nuk pranojnë një JO për përgjigje, por vazhdojnë të kërkojnë ndryshim. Ky është besimi im: aty ky shohim padrejtësi, duhet ta luftojmë.
Brenda pak orësh nuk do të jem më në krye të kësaj partie, por për mua, kjo nuk është mënyra e vetme për të arritur ndryshimin, sepse besoj që nuk janë liderët që bëjnë ndryshimin, por populli. Dhe nuk do të heq kurrë dorë nga kjo ide dhe kauzë, siç nuk do të heq dorë kurrë së luftuari për Britaninë për të cilën besoj.”- tha Ed Miliband.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)