Zgjedhjet në FSHF, Fino: Procesi
i parregullt, do e ankimoj në gjykatë  

Zgjedhjet në FSHF, Fino: Procesi<br />i parregullt, do e ankimoj në gjykatë  <br>
Kandidati për President të FSHF, Bashkim Fino e cilësoi të parregullt procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të FSHF, pasi sipas tij votuan përfaqësuesit e 12 shoqatave fantazmë dhe të disa klubeve të cilët nuk janë pjesë e futbollit. 

Fino paralajmëroi ankimim në gjykatë për parregullsitë e këtij procesi. "Nuk jam i surprizuar, e prisja rezultatin. Ishte një proces i parregullt që nga votimi i 12 shoqatave të paregjistruara në gjykatë. Dhe diferenca prej 18 votash është rezultat i këtyre 12 shoqatave dhe klubeve ilegale. 

Ekipe si Olimpiku, Vlora apo dhe Fieri, nuk janë pjesë e futbollit dhe vendosja e delegatëve ishte edhe guri edhe arra në thes, këta votuan dhe tregon për diferencën që zoti Duka fitoi në këto zgjedhje. Do vijojmë me procesin gjyqësor në gjykatat shqiptare, më pas do e ndjekim në CAS dhe në FIFA”
, u shpreh Fino. 

Nga votimi i 65 delegatëve në Asamblenë zgjedhore të FSHF në hotel "Adriatik" në Durrës, Armand Duka u shpall fitues në raundin e dytë me 38 vota për një mandat të pestë si President i FSHF-së. Bashkim Fino mori 24 vota, ndërsa katër ishin të pavlefshme. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Berisha injoron thirrjet e ambasadës së SHBA e BE-së! Nuk heq dorë nga aktet e dhunës: Deputetët nuk tuten! Nxit dhe anëtarët demokratë të këshillave vendorë në mosbindje civile

Berisha injoron thirrjet e ambasadës së SHBA e BE-së! Nuk heq dorë nga aktet e dhunës: Deputetët nuk tuten! Nxit dhe anëtarët demokratë të këshillave vendorë në mosbindje civile