Zgjedhjet në FSHF, Gjici: Kam respekt
për Finon, ja si do të votojë Kukësi

Zgjedhjet në FSHF, Gjici: Kam respekt<br />për Finon, ja si do të votojë Kukësi<br>
Presidenti i Kukësit, Safet Gjici në një prononcim në RTSH ka komentuar garën për kreun e ri të FSHF. Ai është shprehur se ka respekt për Finon, por për të vendosur do të presë që të shikojë alternativat që shpalosin dy palët.

“Çdo njeri ka të drejtë të kandidojë, jo vetëm Fino. Unë kam respekt për të, por edhe për presidentin në detyrë. Do të dëgjojmë alternativat dhe kush na bind do të votojmë” tha ai.

Zgjedhjet për kreun e ri të FSHF do të zhvillohen në 7 shkurt në Durrës ndërsa në garë janë Duka dhe Fino. Ditët e fundit ka dalë në media edhe skandali i shoqatave fantazmë që nuk janë regjistruar në gjykatë, por kanë të drejtë vote sipas FSHF, ndërsa Fino ka paralajmëruar kallëzime penale. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës