BERLIN - Në orët e para të mëngjesit të së hënës janë shpallur rezultatet zyrtare paraprake të zgjedhjeve në Gjermani, që kanë konfirmuar triumfin e kancelares Angela Merkel, e cila gjendet pa një maxhorancë absolute:

Unioni Kristian-Demokrat ka marrë 41,5% të votave.

Ish-aleatit liberal Fdp është jashtë parlamentit gjerman, me 4,8%.

Rezultati i votave të marra nga socialdemokratët e Spd-së, është 27,5%. Ndërsa janë jashtë Parlamentit edhe euroskeptikët e Afp (4,7%).

Liberalët, ashtu si euroskeptikë, nuk arritën të merrnin 5% të votave, si limit i votave të kërkuara, sipas ligjit elektoral gjerman.

Në këtë ditë të entuziazmit të fitores, Angela Merkel, merr lajmin se në mandatin e saj të tretë, duhet të bashkojë një kloalicion të madh, kështu që do ti duhet të dialogojë me
partinë socialdemokrate, partinë e dytë më të votuar në vend.

Partia ekologjike, gjithmonë sipas rezultateve provizore, ka pësuar një rënie të lehtë, duke arritur të marrin 8,3%.

Ndërsa e majta radikale, ka humbur me 3,3 pikë, duke marrë 8,6% të votave.

Pjesëmarrja në këto votime, ishte 71,5%, një pjesëmarrje më e madhe, nëse i referohemi pjesëmarrjes së vitit 2009-të, e cila ishte 70,8% në vitin 2009-të
Steinbrueck, pas rezultatit provizor, është shprehur se tashmë `topi është në fushën e Merkel-it` dhe i takon asaj të veprojë, pasi partia e tij nuk arriti të marrë rezultatin që dëshirohej edhe pse, sipas Steinbrueck, ky është një rezultat pozitiv, duke pasur parasysh rezultatin e vitit 2009-të.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)