Zgjedhjet në Kavajë, Presidenti
Bujar Nishani me dy qëndrime
Në kohën kur zgjedhjet janë në qendër të diskursit politik në vend, ku nga njëra anë opozita kërkon qeveri teknike ose në të kundërt paralajmëron një bojkot të mundshëm të tyre dhe nga ana tjetër qeveria, e cila e refuzon kategorikisht këtë kërkesë, pikëpyetje ngrihen dhe mbi zgjedhjet që do të mbahen në Kavajë.
Në kohën kur zgjedhjet janë në qendër të diskursit politik në vend, ku nga njëra anë opozita kërkon qeveri teknike ose në të kundërt paralajmëron një bojkot të mundshëm të tyre dhe nga ana tjetër qeveria, e cila e refuzon kategorikisht këtë kërkesë, pikëpyetje ngrihen dhe mbi zgjedhjet që do të mbahen në Kavajë.
Opozita do shprehet nëse do marrë pjesë apo jo në to, kur të dekretohet data e zgjedhjeve. E pikërisht këtu qëndron ngërçi. Gjykata Kushtetuese është shprehur me vendim më datë 7 mars për rrëzimin e kërkesës së Elvis Roshit, por deri më sot Presidenti ende nuk ka dekretuar asnjë datë për zgjedhjet në Kavajë.
E kontaktuar nga Top Channel, Zyra e Shtypit e Presidencës u shpreh se deri më tani nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga Gjykata Kushtetuese për këtë rast, e për këtë arsye nuk ka ende një dekret të kreut të shtetit, i cili sipas Kodit Zgjedhor, ka 48 orë afat për të dekretuar datën e zgjedhjeve. Por i ndryshëm ka qenë qëndrimi në rastin e Shukri Xhelilit. Gjykata Kushtetuese e dha vendimin për të më 1 gusht 2016. Vetëm 24 orë më pas, Presidenti Bujar Nishani, dekretoi datën e zgjedhjeve në Dibër. Vendimi përfundimtar u zbardh vetëm 3 muaj më vonë.
Burime për Top Channel thanë se në këtë rast, edhe pse nuk është procedurë zyrtare, Gjykata Kushtetuese, veç palëve në proces, ka njoftuar dhe Presidencës, gjë të cilën nuk e ka bërë në rastin e Elvis Roshit. Në kohën kur zgjedhjet dhe reforma në drejtësi janë kryefjala e politikës shqiptare, data e zgjedhjeve të parakohshme në Kavajë, është në dorën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?
-
Po
5.9%
-
Jo
87.8%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Dhunohet infermieri në krye të detyrës te “Nënë Tereza”, arrestohet 23-vjeçari
15 Gusht, 10:07
-
Përndoqi në rrjetet sociale një 13-vjeçare, arrestohet i riu nga Durrësi! E mitura nga presioni u largua nga shtëpia
15 Gusht, 10:03
-
Dogjën mbeturinat afër tokës, por zjarri doli jashtë kontrollit e dogji 115 rrënjë ullinj, arrestohet 62-vjeçari, në hetim edhe një grua
15 Gusht, 09:55
-
Lufta Izrael-Hamas/ Bombardime në Gaza dhe Khan Younis, 5 të vrarë! Sot samiti i armëpushimit në Doha, për të parandaluar hakmarrjen e Iranit
15 Gusht, 09:46
-
Vijon digjet prej 15 ditësh mali i Valikardhës në Bulqizë, shkrumbohen rreth 50 hektarë pyje ahu dhe pishe
15 Gusht, 09:39
-
Nga fronti i luftës/ Ukraina shkatërron me dronë 4 baza ajrore ruse dhe kap 100 ushtarë rob! Moska i përgjigjet me raketa
15 Gusht, 09:15
-
‘Tentoi të manipulonte vrasjen e Egli Progës’, pas akuzave të prokurorisë, policia merr në mbrojtje efektivin Artur Lilo: S'ka lidhje me hetimin e ngjarjes
15 Gusht, 08:57
-
Aktivistët e klimës paralizojnë aeroportet në Gjermani
15 Gusht, 08:50
-
Pamjet/ Tjetër ‘plantacion’ me panele diellore, Rama: I shtohen fuqisë tonë për sovranitet energjetik
15 Gusht, 08:49
-
Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët
15 Gusht, 08:17
-
Sulmohet dhe plagoset rëndë me thikë babai i Lamine Yamal, talentit të Barcelonës! Po shëtiste qenin, u konfliktua me disa persona në rrugë
15 Gusht, 07:46
-
Shkruan historinë olimpike për Shqipërinë në ‘Paris 2024’, qeveria shpërblim 14.7 milionë lekë për dy mundësit Valiev dhe Dudaev! Përfitojnë edhe trajnerët
15 Gusht, 07:32