Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: 18 kuti
do të rinumërohen, shkak formularët

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: 18 kuti<br />do të rinumërohen, shkak formularët
PRISHTINE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rekomandimin e Qendrës së Numërimit të Rezultateve për rinumërimin e 18 kutive të votimit për shkak të problemit me formularë të përputhjeve të rezultateve për subjekte, dhe rekomandimin tjetër për rinumërimin e 421 kutive tjera, e kjo për shkak të problemit me formularin e rezultateve për kandidatë.

Ndërkohë në mbledhjen e mbajtur nga KQZ sot, u raportua nga QNR edhe për bojkotimin që i është bërë kësaj qendre nga vëzhguesit e subjekteve politike.

Koordinatori i kësaj qendre Burim Ahmetaj bëri të ditur se mëngjesin e sotëm ka filluar numërimi i votave me postë, votave me kusht, dhe votave të personave me nevoja të veçanta, dhe tha procesi është jashtëzakonisht transparent. Madje ai mohoi të jetë ndërprerë puna në QNR.

“Është me rëndësi që shkelje procedurale nuk ka pasur, QNR nuk ka ndonjë procedurë që mund të bëjë hetimin kur votohet një subjekt apo një kandidat më shumë, kështu që ndoshta në të ardhmen mund të ketë ndonjë procedure, por aktualisht nuk ka ndonjë procedurë të tillë që mund ta bëjmë një hetim ne, vetëm nëse KQZ- ja vendosë ndryshe. Dhe ajo që po i referohem njoftimit që kanë dërguar në KQZ është që në asnjë mënyrë nuk kam thënë që është ndërprerë procesi i numërimit të votave me kusht në QNR, meqenëse kemi pasur një prani të vëzhguesve ndërkombëtar në QNR. Se çka kam thënë është se nuk mund të vazhdojë procesi i punës pa praninë e vëzhguesve në QNR që në mënyrë demonstrative një numër i madhë e kanë lëshuar QNR-në, mirëpo nëse nuk ka vëzhgues të pranishëm QNR nuk mund të vazhdojë punën, mirëpo në asnjë mënyrë nuk është thënë që është ndërpre puna”, ka thënë ai. Ai bëri të ditur se në QNR tashmë ndodhën vetëm vëzhguesit e organizatave ndërkombëtare.

Ahmetaj tha se nuk janë vëzhguesit ata të cilët i vlerësojnë veprimet dhe punën se çka ka ndodhur, por siç thotë ai, ata janë për me mbajtë shënime dhe për të informuar se si ka shkuar rrjedha e proceseve. Ai tha, se ës htë mirë që të ftohen me kohë dhe mos të vazhdohet tutje pa prezencën e vëzhgueseve dhe të tjerëve, që siç thotë ai, që të jetë transparente dhe mos të lihen hapësirë për ndonjë dyshim eventual.

“Faktikisht është vetëm një arsye, të cilët aludojnë në kërkesën e tyre që vota për një subjekt të caktuar është pothuajse e njëjta në të gjitha fletëvotimet, mirëpo QNR-ja është ajo e cila është duke punuar e duke respektuar procedurat e QNR-së që mjafton që në bazë të procedurave teknike në QNR të duket qartë vullneti i votuesit, që do të thotë janë të gjitha shenjat, është e shënjuar subjekti dhe kandidatët dhe kjo është çështje ekskulizvisht procedurale që nuk ka pasur ndonjë shkelje të procedurave dhe ndonjë parregullsi”, ka thënë ai.

Sipas Florian Dushit, vëzhguesit nuk duhet të gjykohen pse e kanë lëshuar qendrën dhe sipas tij, duhet që QNR të ketë një vlerësim se çfarë ka ndodhur me gjithë këtë proces zgjedhor.

“Ndërkohë këtu e thatë që puna po vazhdon, unë mendoj që nuk është problemi tek një vëzhgues apo dy me i siguru aty, është problemi me pasë qasje për vëzhguesit e të gjitha subjekteve politike dhe jo të një apo dy subjekteve politike, sepse ky proces është me rëndësi shumë që të gjitha subjektet politike deri në finale të kenë besim në këtë proces që është duke u zhvilluar dhe t’i pranojnë rezultatet e këtij procesi, për këtë arsye nuk është më rëndësi që dikush të qëllojë aty si vëzhgues dhe qendra e numërimit të mjaftohet dhe të vazhdojë punën, pasi që iu na keni njoftuar që është ndërprerë puna në mung esë të vëzhguesve, tani unë me sa e kuptova ju e keni vazhduar punën, përse ka vazhduar puna ose a keni marrë kërkesë prej dikujt individualisht prej dikuj nga KQZ-ja që ju të vazhdoni punën. Po pyes sepse e di që kërkush nga KQZ nuk ka kërkuar sigurisht me ndalë punën, dhe çështja tjetër është që pavarësisht kësaj këta kanë pasur një pakënaqësi them ashtu sipas vlerësimit të tyre, në atë pjesën që ata e kanë vërejtur, në pjesën që ata e kanë konsideruar si jo të rregullt dhe janë larguar nga qendra e numërimit të rezultateve, mirëpo kërkoj nga ju që në momentin kur fillohet me pjesën tjetër të numërimit të votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, ju prap të vëni kontakt me subjektet politike dhe t’i njoftoni që tash po fillon një proces krejtësisht tjetër”, ka thënë ai.

Kjo sepse sipas tij, është me rëndësi që ata të njoftohen sepse siç thotë ai ata gjithsesi do të vijnë të vëzhgojnë pjesën tjetër të numërimit. Ndërkohë, në mbledhjen e 40-të të KQZ-së, koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, tha se procesi i numërimit pritet të përmbyllet gjatë ditës së nesërme./Kosovapress/

Redaksia Online
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?